PDK-ja mes përplasjeve dhe përpjekjes për rimëkëmbje
Një thënie që i atribuohet Jul Cezarit, thotë se “asnjë fitore nuk sjellë aq sa mund të marr një humbje”.
Në të ngjashme situatë, duket se ndodhet Partia Demokratike e Kosovës, e cila në zgjedhjet e fundit, le të themi ironikisht, “nuk u mur seriozisht” edhe pse e kishte shmangur katastrofën e LDK-së, 17 për qindëshi si votë e mbledhur shënoi rezultatin më të dobët në historinë e këtij subjekti.
Në mungesë edhe të ideologëve të partisë dhe, Thaçi e Veseli, të cilët ndodhën në një proces gjyqësor në Hagë, PDK-së provoi një riformatim, duke zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re të partisë. Megjithatë, humbja po merr shumë.
Muajt e fundit kanë sjellë një valë të re përplasjesh në PDK, dhe lidershipi i Memli Krasniqit, ndonëse i votuar gati unanimisht në Konventën e dhjetë zgjedhore të partisë, ai nuk po mund t’i menaxhoj “krisjet në parti” një përplasje që karakterizohet me ata që pozicionohen nga krahu më konzervativ i subjektit dhe pjesës, le të themi më urbane.
PDK shoqërohet me “tipat si Rron Gjinovci”
Në dhjetorin e vitit që sapo ka shkuar, një debat në distancë kishte nisur mes sekretarit të degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli dhe nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.
Përplasaja derivoi nga një foto e Çitakut me aktivistin Rron Gjinovci, i cili ishte i ftuar në organizimin për fundvit të PDK-së
“Me Rron Gjinovcin edhe tipat si ai, as ne dekë as ne drekë.” - kishte shkruar Cakolli.
Kjo kishte nxitur reagimin e ashpër të Vlora Çitakut. Nënkryetarja e PDK-së ka thënë se njerëzve që kanë përfituar nga PDK-ja vetëm për shkak të llogos së partisë iu ka mbaruar koha.
“Le të jemi të qartë, njerëz të cilëve Thaçi nuk ua ka dhanë as dorën, njerëz që kanë zero ama bash zero ndikim në PDK.” -kishte shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.
Më pas Cakolli ka shkruar një status të gjatë, ku bërë fajtore Çitakun për pozitën e sotme të PDK-së.
“Po ju, që patët shumë ndikim në PDK, ju që ja keni dhënë dorën shumë herë Hashim Thaçit, po shihet se ku është sot ai. Unë nuk kam negociu Gjykatën Speciale e qe besa kurrë as nuk kam keq informu Hashim Thaçin e Kadri Veselin për të.” - thoshte Cakolli.
Madje, sipas tij, disa zyrtarëve të PDK-së po iu vije marre me e mbrojt PDK-në.
“Marrja nga PDK” e Donjeta Sahatçiut
Si vërtetësi se mund të ketë persona edhe që “turpërohen” nga PDK-ja, është gruaja që mban pozitën më të rëndësishme që Partia Demokratike ka pasur në kryeqytet, Donjeta Sahatçiu.
Gazeta Nacionale kishte raportuar disa ditë më parë për përkrahjen që Sahatçiu i ka dhënë Presidentes, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit, Albin Kurti.
Në maj të vitit 2022 Sahatçiu, e kishte shpërndarë një pjesë të fjalimit të presidentes, Vjosa Osmani.
Sikur të mos ishte mjaftueshëm, Sahatçiu shprehi mbështetje edhe ndaj ministres të Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Kjo e fundit është vërshuar me kritika nga PDK-ja për mosmenaxhim të mirë të krizës me energji elektrike.
Një “pëlqim” në Tëitter ndaj postimit të Anyla Beqës, shefe e stafit në Ministrinë e Ekonomisë, nxori në sipërfaqe “simpatinë” e Sahatçiut ndaj Qeverisë Kurti.
Madje, veprimet e Sahatçiut kishin prodhuat një përplasje verbale mes nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku dhe Artan Behramit, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Çitaku i është kundërpërgjigjur kritikave të Behramit duke thënë se edhe “a nuk bënë me pasë Donjeta Mendim a?”.
Si të mos mjaftonin këto, Sahatçiu nuk mori pjesë as në Kuvendin Zgjedhor të të rinjve të partisë ku zgjodhën edhe kryetarin.
Sahatçiu arsyetoi pjesëmmarrjen e saj duke i thënë gazetës Nacionale se nuk është mirë me shëndet për shkak të gripit.
Përplasja e Çitakut me Musliun
Edhe para disa muajve në PDK kishte plasur një polemikë në mes të zyrtarëve të lartë.
Mbajtja e Konventës së PDK-së për Gruan ishte kritikuar nga deputetja e kësaj partia Ganimete Musliu, duke nxitur reagim përsëri nga nënkryetarja Çitaku.
Musliu mendonte se PDK është “kapur” nga një grup i vogël i njerëzve, të cilët injorojnë pjesën tjetër të partisë.
Por, siç rëndomë ndodhë, kundërpërgjigjja e Vlora Çitakut kishte ardhur shpejt.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku kishte thënë se pavarësisht zërave kritikë kjo parti do të hapet dhe do të reformohet, mirëpo nuk do të tjetërsohet.
Fatmir Limaj “i vardiset” PDK-së
Shkuarje e tij, padyshim që kishte lënë zbrazëti në PDK, madje edhe tkurrje të votës. Mirëpo, ka një kohë relativisht të gjatë që Fatmir Limaj, një nga ish-figurat kryesore të PDK-së, nuk e fsheh, apo nuk e mohon kategorikisht se mund të ndodhë një ribashkim me partinë ku shërbeu për shumë vite.
Ndejat në oda me figura e ish-figura qëndrore të partisë dhe shoqërimet e Limajt në baza të përditshme me nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtuku, kanë ngitur shumë pikëpyetje se ky ribashkim mund të ndodhë.
Se Fatmir Limaj i duhet PDK-së, e kishte thënë prerazi edhe vetë Sami Lushtaku.
“Limaj i duhet dhe PDK-së, po ashtu i duhet edhe shtetit të Kosovës. - ishte përgjigur prerazi Lushtaku në një emission televiziv.
Madje, ashpërsie kritike e dikurshme e Limajt ndaj PDK-së, është venitur e tëra.
Bedri Hamza i preferuari
Memli Krasniqi padyshim mund të jetë i vetmi kryetar partie që gëzon simpati më pak se dikush tjetër në parti. Ndonëse ka afërsisht një vit e gjysmë prej se e ka marrut mandatin e kryetrit, Krasniqi nuk duket se ka arritur ta shtrij autoritetin e tij prej lideri. Bedri Hamza duket se gëzon pakrahasimisht më shumë simpati.
Gazeta Nacionale kishte publikuar një status të sekretarit të degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, i cili pyeste aktivistët e kësaj partie se kush duhet të jetë kryetar i PDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai kishte renditur Memli Krasniqin, Enver Hoxhajn, Hajredin Kuqin, Bedri Hamzën dhe Agim Aliun, duke pyetur: “Kush mendoni se duhet të jetë kryetar i PDK, në zgjedhjet te cilat do të mbahen këtë vit?
Për të shprehur preferencat e tyre, aty kishin komentuar qindra aktivistë.
Kryetari i Mitrovicës ishte kandidati që është votuar më se shumti për të qenë kryetar i kësaj partie.
Mbi 90 për qind e këtyre komentuesve kanë vlerësuar se Hamza është njeriu i duhur për ta udhëhequr partinë më të madhe opozitare në vend.
Megjithatë, edhe pse është forca kryesore opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, është ende në kërkim të një formule të fortë opozitarizmi që do t’i garantonte këndellje në zgjedhjet e ardhshme, sepse, (meqenëse e nisëm me thënie) siç thotë gjenerali Wesley K. Clark në librin “Nuk ekziston asnjë zëvendësim për fitoren”



