Sami Lushtaku i kërkon Fatmir Limajt të kthehet në PDK, thotë se i duhet partisë - NACIONALE

Sami Lushtaku i kërkon Fatmir Limajt të kthehet në PDK, thotë se i duhet partisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se Fatmir Limaj, i cili tani drejton Nismën Socialdemokrate, duhet të kthehet në ish-partinë e tij.

Sipas Lushtakut, Limaj i duhet PDK-së, por edhe Kosovës.

“Limaj i duhet dhe PDK-së, po ashtu i duhet edhe shtetit të Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Telegrafi.

Lushtaku ndër tjerash ka thënë se analisti Yll Hoxha po bën linçim ndaj tij.

“Unë nuk kam kurrëfarë terminali dhe kjo mund të vërtetohet, Qeveria e Kosovës i ka të gjitha të dhënat e secilit terminal edhe secilit që e ka privatizuar apo e ka blerë një terminal. E lus Ylli Hoxhën që të mos shpifë e të mos të thotë të pavërteta, se mjaft po gënjen, ai shefi tij të mos gënjen dhe t’i thotë publikisht”, ka thënë Sami Lushtaku.

Lajme të ngjashme