Befasojnë lexuesit e Nacionales, mbi 90 % e tyre kërkojnë që Bedri Hamza të jetë kryetar i PDK-së - NACIONALE

Befasojnë lexuesit e Nacionales, mbi 90 % e tyre kërkojnë që Bedri Hamza të jetë kryetar i PDK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale dje ka publikuar një status të sekretarit të degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, i cili pyeste aktivistët e kësaj partie se kush duhet të jetë kryetar i PDK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai kishte renditur Memli Krasniqin, Enver Hoxhajn, Hajredin Kuqin, Bedri Hamzën dhe Agim Aliun, duke pyetur: “Kush mendoni se duhet të jetë kryetar i PDK, në zgjedhjet te cilat do të mbahen këtë vit?

Për të shprehur preferencat e tyre, aty kishin komentuar qindra aktivistë.

Bedri Hamza ishte kandidati që është votuar më se shumti për të qenë kryetar i kësaj partie.

Postimi i këtij lajmi në gazetën Nacionale është vërshuar më komentues të rinj, të cilët kërkojnë që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, të jetë kryetar i ardhshëm i PDK-së.

Mbi 90 për qind e këtyre komentuesve kanë vlerësuar se Hamza është njeriu i duhur për ta udhëhequr partinë më të madhe opozitare në vend.

Lajme të ngjashme