“Pavarsinë... të pregaditur” - Ish-ambasadorja Çitaku e ndryshon tri herë postimin shkaku i gabimeve drejtshkrimore
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duket se ka probleme serioze me drejtshkrimin e gjuhës shqipe.
Ajo ka ndryshuar tri herë një postim të shkurtër në rrjetin “Facebook” për shkak të gabimeve elementare drejtshkrimore.
Në versionin e parë të postimit, ajo ka bërë gabime në disa fjalë, duke i shkruar: “pavarsinë”, “tek e funidt”, jemi serioz”, “të pregaditur”.

Në versionin e dytë të postimit, ajo është munduar që ta përmirësojë ndajfoljen “tekefundit”, por prapë e ka shkruar gabimisht, “tekefunidt”. E ka përmirësuar në mënyrë të saktë emrin “pavarësinë”.

Në versionin e tretë, është munduar që ta përmirësojë fjalën “të pregaditur”, por e ka shkruar prapë gabimisht, “të përgaditur”. Gabimet e tjera nuk i ka përmirësuar as në këtë përpjekje.

Në versionin e katërt, ish-ministrja e Integrimeve, më në fund, e ka përmirësuar në mënyrë të saktë mbiemrin “të përgatitur”, por e ka lënë të papërmirësuar të shkretën ndajfolje, “tekefundit”.
