“Pashë zotin ku e keni hallin? A nuk po merrni vesh?”: Qortimet e Haradinajt për Abdixhikun e Krasniqin rreth "mocionit" - NACIONALE

“Pashë zotin ku e keni hallin? A nuk po merrni vesh?”: Qortimet e Haradinajt për Abdixhikun e Krasniqin rreth "mocionit"

3 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Statusa, statusa, statusa. Deri kur?

Këto ishin fjalët e Kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kur iu harxhuan fjalët shpjeguese në Pressing, se pse dy partitë opozitare – Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës – s'po ia vinin veshin mocionit të propozuar të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj tha se këto kritika e qortime ndaj kolegëve opozitare “nuk i kam nga dëshira”; por se këta të fundit ia kishin paragjykuar nismën për ndëshkimin me rrëzim të qeverisë kosovare, kur kjo e fundit tashmë është duke u ndëshkuar e sanksionuar nga i mbarë komuniteti Trans-Atlantik.

Po e gjykojnë “a priori” si të dështuar mocionin, tha Haradinaj për Krasniqin dhe Abdixhikun.

S’bën të paragjykohet dështimi i mocionit, përveç nëse ke dyshime në vete se a je për mocion. Së pari një shpresë dhe vetëbesim që kem kapacitet m’i gjet edhe 19 vota tjera, kjo duhet me ekzistu brenda nesh”.

Krasniqi Haradinajn e quajti “vagon të fundit në Kuvendin e Kosovës” ndërsa iniciativën e tij e quajti jo vetëm “jo konsistente” por edhe “protagonizëm”.

Haradinaj është i paqartë në veprimet e veta… Kjo është pyetje komplet pa vend, për çfarë të frikësohemi? Që po kemi sukses apo që s’kemi sukses. A mundet me na tregu, qysh lidhet me ba mocion e me dërgu letra te presidentja e kryeministri, për të diskutuar, është komplet jokonsistent. Ai është vagoni i fundit në Kuvend, 7-8 deputetë i ka”, ka thënë në Debat Plus, Memli Krasniqi.

Ndërkaq, Lumir Abdixhiku, nuk e pa të gjashme suksesin e mocionit. “Mocioni është veprim politik, që realizohet kur ka gjasë, kur ka vota, ju e dini numrin e opozitës në kuvend, nuk jemi të interesuar për deklarime politike, për beteja politike, jemi shqetësuar për gjendjen në Veri, jemi të shqetësuar për rrugën që duhet ta kemi përpara bashkë me aleatë. Për këtë gjendje kemi preokupim, për çështje tjera janë të rendit të dytë”, pati thënë ai javë më parë.

Haradinaj, megjithatë, s’do të lëkundej nga kjo ide – “që këtë qeveri duhet me çu në shtëpi”; por se ishte i habitur me qëndrimin e kolegëve të tij opozitarë, për të cilët kishte një seri pyetjesh.

A do të rrijmë duarkryq? Vëzhgues pasiv? Nëse këtë qeveri e ndëshkon bota, pse mos m’e ndëshku edhe ne?...E ke obligim bazë së paku me inicu një mosbesim...Është pazotësi...Nuk bëhen gjëra me statusa, ose me naj tweet”, do të indinjohej Haradinaj.

Kreu i AAK-së do të thoshte se LDK dhe PDK me këtë “hezitim” nuk po i kontribuojnë Kosovës; e Kosovës, sipas tij, do t’i kontribuohej me së paku inicimin e një mobesimi për të treguar që “ka edhe një Kosovë tjetër”.

Albini e ka rrëzu jo vetëm veten, por edhe Kosovën. Vetëm PDK, LDK, AAK nuk e ka morr vesh këtë, për faktin se nuk po bashkohen në mocion që mos me rrezu Kosovën”.

“Qëndrimet e mia ndaj opozitës nuk janë prej dëshire. Por, kam ardh në situatën me i pyet: pash zotin ku e keni hallin? A nuk po e merrni vesh? A është e vërtetë që Kurti e ka humb besimin e çdokujt mbi këtë dhe euro-atlantik? Kush është miku i Kurtit që m’e thanë qeta e ka mik? Dul edhe Gjermania, për me na hjek dilemat, na tha jeni vet”, do të vazhdonte Haradinaj.

Nëse jo mocioni, kërkonte Haradinaj, “atëherë a dalim në protesta – urdhëroni jepne idenë” sepse nuk duhet qëndruar “vëzhgues pasiv” ndaj një qeverie e ka cila ka hyrë në konfrontim dhe është ndëshkuar nga komuniteti Trans-Atlantik.

Ja kanë nalë telefonin, ja kanë nal takimet, ja kanë pastru agjendën. Përveç atyre që janë në dialog ky s’takon njeri më, nuk ia çon kush telefonin. S’ka ministër të jashtëm që takon më, dhe atë kryeministri”.

Situata është e rrezikshme, u shpreh një numër herësh ai, dhe se koha ishte “me dëshmu se ka një Kosovë tejtër që është e gatshme me çu këtë qeveri në shpi”.

Me dal Memli me thanë Po e përkrahim, Lumiri, del një lajm diku në mediat ndërkombëtare se ekziston edhe një Kosovë. Na s’jem ka çojmë asnjë lajm tejtër, fatkeqësisht. Po e lëm ë veç Kurtin në show dhe ushtrinë e interrnetit të Albin Kurtit me bë hajgare me ne, e jo veç me ne por edhe me aleatët tanë, miqtë tonë, me ushtrinë e interrnetit”.

Habitem se si nuk po e marrin pak ma kjamet këtë punë”, do të thoshte mes tjerash Haradinaj.

Lajme të ngjashme