Padia për gjenocid ndaj Serbisë kurrëkund hiç, Kurti një oktavë më poshtë – Eksperti kroat: “Kosova ta bëjë padinë, ani pse s’e fiton” - NACIONALE

Padia për gjenocid ndaj Serbisë kurrëkund hiç, Kurti një oktavë më poshtë – Eksperti kroat: “Kosova ta bëjë padinë, ani pse s’e fiton”

6 muaj më parë

nga Xhezair Dashi

Janë bërë tash më shumë se tri vite që kur Albin Kurti me të ardhur në krye të shtetit për të dytën herë është zotuar se Serbinë do ta padisë ndërkombëtarisht për gjenocid ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve të 90’ta.

Edhe për nga vetë definicioni ligjor ndërkombëtar Kurti argumentonte sikur dy-plus-dy që bëjnë katër se Serbia, përkatëisht regjimi i Sllobodan Millosheviqit, ka kryer gjenocid ndaj popullatës shqiptare. Kjo, për Kurtin, ishte faktikisht, empirikisht, logjikisht dhe edhe semantikisht e vërteta e Serbisë gjatë viteve 98-99 në Kosovë.

Se kjo do të bëhej për Kurtin ishte zotim i shprehur thuajse në baza javore.

Përgatitjet për padinë ndaj Serbisë përgjenocid janë gjigante sepse një rast i tillë as nuk guxon, as nuk duhet e as nuk mund të humbet”, deklaronte Kurti më 7 maj të 2021’ës si kryeministër i shtetit.

I dytë pas tij në Lëvizjen Vetëveodsje, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dy vite më pas, në maj të 2023’ës shprehej se “jemi shumë afër të përfundimit të padisë procesionale për gjenocid ndaj Serbisë”.

Por, ky premtin tash në fazën e përfundimit të mandatit duket asgjëkundi.

Megjithatë, një ndryshim i dukshëm në gjuhën e Kurtit është hetuar në dritën e anëtërësimit eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka nisur të flet për padi për “krime lufte” ndaj Serbisë, kësisoji duke tingëlluar një oktavë më poshtë se ç’ka thënë më parë.

Madje, edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq hiç më larg se sot duke folur para mediave paralajmëroi se tashmë e dinë që me t’u anëtarësuar Kosova në Këshill të Evropës do të ngritet padi ndaj Serbisë për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare.

Kjo gjë, tha ai, do t’i mundësohet “përmes institucioneve të Këshillit të Evropës” ngase më herët Kosova “e kishte të vështirë përmes OKB-së duke mos qenë shtet ndërkombëtarisht plotëssisht i njohur”.

Eksperti kroat për çështje rajonale në një bisedë me Nacionalen na thotë se Kosova – njëjtë si Kroacia – “nuk ka shans” të fitojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë por se megjithatë duhet ta bëjë. Kjo për shkak se, siç thotë ai, beteja mund të humbet juridikisht por assesi politikisht.

Megjithëse Kroacia nuk e kishte fituar rastin në padinë për gjenocid kundër Serbisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, prapëseprap nuk ishte betejë politikisht e humbure. E njëjta mendoj është me Kosovën. Mendoj se Kosova nuk e ka asnjë shans që ta fitojë këtë padi, por është shumë e rëndësishme që ta bëjnë këtë çështje të gjenocidit për kohën e agresionit të Sllobodan e Millosheviqit ndaj Kosovës, si në arenën politike si për publikun e përgjithshëm”, na tha Davor Gjenero.

Gjenero duke qenë njohës i thellë i rastit të padisë që Kroacia kishte inicuar ndaj Serbisë në vitin 1999 për gjenocid ndaj popullatës kroate, thotë se Kosova duhet ta bëjë padinë për gjenocid nëse jo për fitore juridike atëherë për publikun e përgjithshëm ndërkombëtarë dhe arenën politike.

Pra, përpjekjet për këtë proces jam shumë i sigurt që nuk do të përfundojnë me fitore në rastin gjyqësor por çështja e gjenocidit dhe terrorit ndaj popullit të Kosovës gjatë agresionit të Millosheviqit do të jetë më në fokusin e publikut ndërkombëtar. Unë i uroj Kosovës më të mirën në këtë proces por nuk shpresoj që keni shans që ta fitoni këtë rast, por megjithatë kjo nuk do të përfundojë si disfatë për Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, na tha Gjenero.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ndërrimi i përzgjedhjes së fjalëve nga Kurti shënon tërheqje nga zotimi për padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Lajme të ngjashme