Osmani për sulmin ndaj gazetarëve: Serbia ka ndryshuar qeverisje, por jo qëllime - NACIONALE

Osmani për sulmin ndaj gazetarëve: Serbia ka ndryshuar qeverisje, por jo qëllime

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vjosa Osmani ka reaguar për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës në veri të vendit.

Përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", Osmani ka thënë se qeverisja e serbëve ka ndryshuar, por jo edhe qëllimi.

Tutje ajo tha se tentimi për të fshehur të vërtetën, është dëshmia më e mirë për këtë.

“Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se sulmi respektiv ndaj gazetarëve nuk është i pari, teksa të shumtë kanë qenë struktura, organizata e figura politike që kanë denoncuar rastin gjegjës.

Lajme të ngjashme