“Nxënësit po ktheheshin nga ekskursioni”, flet për Nacionalen pronari i autobusit të aksidentuar në Vragoli - NACIONALE

“Nxënësit po ktheheshin nga ekskursioni”, flet për Nacionalen pronari i autobusit të aksidentuar në Vragoli

11 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Autobusi i cili është aksidentuar në rrugën Prishtinë – Pejë me një kamion ka qenë i ardhur nga Serbia.

Pronari i Kompanisë “Graniti trans”, Durim Hyseni ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se në autobus kanë qenë disa nxënëse duke u kthyer nga ekskursioni.

Po, autobusi është i joni. Jemi nga Presheva. Në autobusë kanë qenë disa nxënës duke u kthyer nga ekskursioni.” – ka bërë të ditur Hyseni.

Ai tutje ka treguar se është duke dal në vendin e ngjarjes.

Lajmin për aksidentin pak më parë e ka konfirmuar edhe Polici e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi ka njoftuar se numri i të lënduarve nga ky aksident është rreth 30-të.

Krasniqi ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe autoambulanca.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t'u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin.” – ka bërë të ditur Krasniqi.

Lajme të ngjashme