Rreth 30 të lënduar nga aksidenti mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën Prishtinë - Pejë
Rreth 30 persona janë lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi në një informacion shtesë.
“Informacion shtesë: Numri i personave të lënduar është rreth 30 persona.” – ka njoftuar ai.
Krashniqi fillimisht për Nacionalen ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një autobusë me targa të huaja dhe një kamion.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t'u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin.” – ka bërë të ditur Krasniqi.
