“Nuk punojmë”: Kurti e Bislimi e "lusin" BE-në t'i heq masat ndaj Kosovës, Borrell në pushime verore - NACIONALE

“Nuk punojmë”: Kurti e Bislimi e "lusin" BE-në t'i heq masat ndaj Kosovës, Borrell në pushime verore

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Sikur selia e BE-së të ishte diku në hapësirën e ish-Jugosllavisë, në këtë fillim gusht në derën hyrëse të saj do të mund të lexohej një kumt burokratik: jemi në pushime.

Në fakt, BE-ja, përfshire shefi i diplomacisë së saj, Josep Borrell janë ne pushime verore.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës duket se nuk i bën përshtypje ky fakt kokëfortë. Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dhe vartësi numër një i tij, Besnik Bislimi, po vazhdojnë kërkesat e tyre për BE-në për të hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Lutja” nr.1 e Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me 27 korrik kërkoi mirënjohje nga Bashkimi Evropian për progresin ekonomik dhe demokatik të vendit.

Konkretisht, Kurti atë ditë ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese.

Ka dakordim midis zëvendëskryeministrit Bislimi dhe emisarit evropian Lajçak, por ky dakordim i tyre në Bratislavë do të duhej të bëhej qëndrim i BE-së. Ne konsiderojmë që Kosova me progresin e saj ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së edhe kurrfarë masash ndëshkuese. Sa më herët që merret vesh një gjë e tillë, natyrisht që është më mirë për të gjithë”, tha Kurti.

“Lutja” nr.2 e Kurtit

Kërkesa e dytë e shefit të ekzekutivit kosovar për heqjen e masave ndëshkuese nga BE ka ardhur me 26 korrik.

Kurti në këtë datë ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese, duke thënë se këto masa janë quajtur fillimisht si masa të përkohshme dhe të kthyeshme.

Ne jemi duke u përgatitur që të kemi zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës ndërkaq për këto masat që janë marrë ndaj neve e të cilat janë quajtur edhe të përkohshme, edhe të kthyeshme, natyrisht që presim që ato të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo do të ndodhë paraprakisht. Pra, nuk bëhet fjalë për kushtëzime, por për rendin logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit dhe Lajçakut ... dhe që natyrisht e krijon atë normalitetin minimal për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë ai.

Lutja nr.1 e Bislimit

Dy javë me parë, kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka shprehur zhgënjim për mos fillimin e procedurave të largimit të masave të vendosura nga Bashkimi Evropian si ndëshkim për tensionet në veri të vendit.

Bislimi ka thënë se në marrëveshjen e nënshkruar në Bratisllavë mes tij dhe Lajçakut, të quajtur “Aranzhime mes Kosovës dhe BE-së për implementimin e qëndrimit të 27 vende anëtare të BE-së”, ishte e qartë se kjo marrëveshje kishte të bënte me zbatimin e kërkesave të BE-së dhe largimin e masave të vendosura nga BE-ja.

Bislimi theksoi se institucionet vendore të Kosovës kanë pritur një reagim më të shpejtë dhe të qartë nga BE-ja lidhur me largimin e masave, duke shpresuar që ky proces të vazhdojë pa vonesa dhe të sjellë përparim në dialogun e tyre me Serbinë.

Për ne ka qenë e qartë se kjo është mënyra e tërheqjes së masave të BE-së që janë vendosur ndaj Kosovës, dhe për ne është habi se edhe tetë ditë pas dakordimit ende nuk kemi një letër sqaruese nga Borrell që të kërkojë largimin e masave nga Komisioni Evropian”, ka pohuar Bislimi.

Përgjigjia e BE-së

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, në një konferencë të Përfaqëuesit të Lartë, Josep Borell, ka njoftuar se ky i fundit dhe përfaqësuesit e tjerë të BE-së do të shkojnë në pushime deri në fund të gushtit në Toledo.

Kaq ishte për sot dhe deri në rinisjen e punës pas pushimeve të verës, Përfaqësuesi i Lartë duhet të fluturojë, duhet të shkojë. Kështu që faliminderit shumë gazetarëve. Paqit një verë të mirë dhe me shpresë shihemi në Toledo në fund të gushtit”, ka thënë Stano.

Lajme të ngjashme