Një javë nga skadimi i afatit për konstituimin e Kuvendit, deputetët sot bëjnë përpjekjen e 49-të: A do të reflektojë VV-ja? - NACIONALE

Një javë nga skadimi i afatit për konstituimin e Kuvendit, deputetët sot bëjnë përpjekjen e 49-të: A do të reflektojë VV-ja?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kosovës sot do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit. Kjo do të jetë hera e 49-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.

Tentativa e sotit do të bëhet nja javë nga përfundimi i afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila përmes një Aktgjykimi ka obliguar deputetët që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda 30 ditësh. Në aktgjykim 26 korriku është përmendur si data e fundit.

Megjithatë, as në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 11:00, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.

Kjo pasi partitë politike deri më tani nuk kanë treguar se janë të gatshme të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, deri më tani ka refuzuar zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Meqenëse Gjykata Kushtetuesja nuk ka treguar se çka ndodhë, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afatit prej 30 ditësh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar dërgimin e një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Të enjten, pas kthimit nga vizita në ShBA, ajo ka thënë se është duke e përgatitur lëndën, e cila në fillim të javës tjetër mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Nëse mund të vazhdohet kështu, për çka është vendosë ai afat, pse është i detyrueshëm dhe Kushtetues. Jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese, nëse edhe këtë vikend nuk ka institucione apo marrëveshje, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës”, ka thënë Osmani.

Ndryshe nga presidentja, PDK-ja dhe LDK-ja kanë dërguar lënë të re në Gjykatë Kushtetuese, ku kanë numëruar shkeljet kushtetuese të drejtuesit të seancës, Avni Dehari.

Në fillim të muajit maj, VV-ja ka propozuar formimin e një komisioni, i cili do të monitoronte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Një propozim i tillë ka ardhur pasi kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte dështuar 6 herë rresht t`i marrë votat e nevojshme.

Seanca për konstituimin e legjislaturës se nëntë ka filluar më 15 prill. Deri tani janë kaluar vetëm dy pika të agjendës.

Deputetët e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe janë betuar.

VV-ja nuk po e ndryshon kandidaten për kryetare të Kuvendit edhe pse PDK-së dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme të votojnë një kandidatë tjetër për kryetar.

Lajme të ngjashme