Ngriten tensionet në veri - dyshohet për gjuajtje me armë mes policisë e barrikaduesve - NACIONALE

Ngriten tensionet në veri - dyshohet për gjuajtje me armë mes policisë e barrikaduesve

4 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Tensionet në veri tashmë janë shtuar. Serbët janë radikalizuar në kundërshtimin e tyre ndaj reciprocitetit të targave e dokumenteve që e ka vendosur Qeveria e Kosovës. Serbët lokalë, nën thirrjet e sirenave, kanë bllokuar disa rrugë në veri të vendit, duke u barrikaduar.

Sirenat e mobilizimit

Sirenat e alarmit janë duke u dëgjuar aktualisht në veri të vendit, më saktësisht mbi Urën e Ibrit.

Gazeta Nacionale ka siguruar video nga “Lagja e Boshnjakëve” në Mitrovicë, ku edhe po dëgjohet alarmi.

"Tashmë është lëshuar alarmi. Po dëgjohet edhe në Bair", i ka thënë një lexues Nacionales.

Gazeta mëson se tani janë vendosur edhe barrikada, ndërsa janë parë edhe lëvizje të policisë.

Gazeta Nacionale ka siguruar video edhe nga “Lagja e Boshnjakëve” në Mitrovicë, ku edhe po dëgjohet alarmi.

"Tashmë është lëshuar alarmi. Po dëgjohet edhe në Bair", i ka thënë një lexues Nacionales.

Gazeta mëson se tani janë vendosur edhe barrikada, ndërsa janë parë edhe lëvizje të policisë.

Nacionale do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet rreth rastit.

Mërgimtarët në mëshirën e fatit

Alarmi i njohur në Urën e Ibrit veçse është lëshuar, teksa Gazeta Nacionale merr vesh se janë vendosur edhe barrikada. Por, bllokimi i veriut i ka prekur edhe mërgimtarët, të cilët po kalonin në pikat kufitare në veri. Ata kanë mbetur të bllokuar.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me mërgimtarët.

Ata janë parë duke pritur në pikat kufitare, teksa ka gjasa që të kthehen prapa për në Bërnjak e Jarinjë.

Nacionale merr vesh se aty u është rekomanduar që ta evitojnë fare veriun.

Tutje mësohet se ata pritet t'i dëgjojnë këto rekomandime dhe nuk do të hynë fare nga pikat kufitare me Serbinë.

Mërgimtarëve që aktualisht janë në Jarinjë, u është propozuar që të marrin rrugë për në Mal të Zi.

Hamzaj fton për qetësi

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka konfirmuar se nga veriu i vendit po dëgjohen sirenat të cilat njihen si “usbuna” e që shërbejnë për grumbullimin e serbëve.

Hamza në një prononcim për gazetën Nacionale ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, të cilëve u ka kërkuar që ta ruajnë qetësinë.

“Unë jam në komunikim me organet përgjegjëse që janë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe zbatimin e ligjit. Ato janë duke e kryer punën e vet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Çka mundem me thënë është që po dëgjohen sirena në pjesën veriore dhe ka disa organizime në ate pjesë”, deklaroi ai për Nacionale.

Ai mes tjerash ka konfirmuar se në pjesën e jugut, situata është e qetë.

“Shqiptarët për momentin janë të qetë, janë në shtëpi të veta. Dhe unë sigurisht i lutem të ruajnë qetësinë dhe të sillën në përputhje me përgjegjësinë e qytetarit”, theksoi Hamza për Nacionale.

Ndërkaq para pak çastesh janë dëgjuar të shtëna armësh mes policisë e barrikaduesve.

Gazeta Nacionale merr vesh nga një burim pranë vendngjarjes se barrikaduesit tashmë kanë ndezur edhe zyret e doganave.

Nacionale gjithashtu ka tentuar të kontaktojë me zyrtarët e doganave, por që të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

LAJMI NË PËRDITËSIM

Lajme të ngjashme