Gjendja kushtetuese në vend, Peci: Tash qeverisje legale kanë vetëm komunat
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, e ka cilësuar shqetësuese situatën institucionale në Kosovë.
Ai tha se aktualisht vetëm komunat kanë qeverisje legale, duke kritikuar funksionimin e institucioneve qendrore.
“Prej ditës së djeshme në Kosovë qeverisje legale kanë vetëm komunat”, shkroi Peci.
Sipas tij, Kosova është larguar nga funksionimi si shtet i bazuar në Kushtetutë dhe ligje.
“Jemi shndërruar në bashkësi të komunave”, u shpreh ai, duke kërkuar që situatës t’i jepet fund sa më parë.