E injoruan, luftuan, e deshëm t’ia ndërrojnë edhe Nenin 1: Konjufca e Kurti tash mburren me Bordin e Paqes
Raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të dy, si Albin Kurti ashtu edhe Glauk Konjufca, i vendosën në piedestal të rëndësisë për shtetin kosovar.
Në Konferencën e çdovjetshme të Ambasadorëve të Kosovës nëpër botë, dy deputetë e betuar të Vetëvendosjes, mbajtën brifingje për diplomacinë e vendit nëpër botë.
Glauk Konjufca, që mban edhe postin e ushtruesit të detyrës së kryediplomatit, foli se si “gjashtë muajt e fundit”, nën udhëheqjen e tij, vendi ka “intensifikuar angazhimin ndërkombëtar.”
Konjufa e nisi edhe me mburrje anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqembajtës në Gaza.
Qeveria e Kosovës as s’e kishte përshëndetur anëtarësimin kur ishte bërë nga ish-Presidentja, Vjosa Osmani, as lëshuar ndonjë komunikatë zyrtare apo shkrim të ndonjëfarë forme.
Madje, ishte tentuar edhe amandamentimi i vetë Nenit 1 të Kartës së Bordës të Paqes, në kundërshtim me krejt të drejtën ndërkombëtare të lidhjeve të traktateve ndërkombëtare.
Këtë kundërshti Vetëvendosja e kishte bërë përmes të deleguarve të tyre në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, Arbëresha Kryeziu dhe Vigan Qorollit.
“Anëtarësimi në Bordin e Paqes dhe dërgimi i FSK-së në Gaza janë dëshmi e orientimit dhe e lojalitetit tonë ndaj këtij partneriteti. Qeveria e Kosovës e ka dënuar çdo përpjekje të republikës islamike të Iranit për të cënuar stabilitetin në Lindje e Mesme,” tha Konjufca.
Konjufca foli për thellim dhe zgjerim të marrëdhënieve me ShBA-në, duke mos i përmendur çështjet si shkëputja e Dialogut Strategjik nga Departmaneti i Shtetit dhe thirrjet e vazhdueshme nga ambasada amerikane për t’iu bashkuar rrjetit strategjik të gazit të lëngshëm amerikan.
“Gjatë këtyre gjashtë muajve si kryediplomat, ministria jonë ka intensifikuar angazhimin tonë ndërkombëtar, me dhjetëra aktivitete diplomatike, dhe komunikime me shtete partnere.
Këto nuk janë vetëm një numër, pas çdo takimi kemi objektive diplomatike. Kemi forcuar me marrëdhëniet me ShBA-në, MB, Gjermani, Austri, Belgjiken, shtetet nordike, e shumë shumë shtete tjera. Kemi qenë aktiv në forumet ndërombëtare,” tha ai.
Albin Kurti i Vetëvendosjes foli se si partneriteti i Kosovës me NATO-n “është shtylla kryesore” e konsolidimit të sigurisë së Kosovës për çka tha se “prania e KFOR-it në Kosovë mbetet kyç për stabilitetin rajonal.”
Këtu ai përmendi edhe pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ushtarake ndërkombëtare me ShBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke e evituar ta përmend atë në Gaza si rrjedhojë të anëtarësimit në Bordin e Paqes.
“Raportet ndërkombëtare evidentojnë progresin tonë duke pozicinuar Kosovën në drejtim zhvillimi. Më 2025 kemi marrë njohje të reja, që për disa vite kishte ngecur përtej mundësive tona.
Pasaporta është fuqizuar dukshëm, rradhitet në vendin e 57. Çuam tutje procesin e anëtarësimin në KiE, statusin e Kosovës në asamblene parlamtentare te NATO-s, dhe aplikuam në BE. 15 organizata ndërkombëtare,” tha Kurti.