Konjufca: Kurti do t’u drejtohet sërish liderëve opozitarë, nuk do të lodhemi nga dialogu politik
Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se lideri i kësaj partie do të iu drejtohet sërish liderëve të partive opozitare për t`i takuar.
Ai ka vlerësuar se VV-ja do t`i vazhdojë përpjekjet për të gjetur një ujdi me PDK-në, LDK-në dhe Aleancën.
Pas konferencës së ambasadorëve, ai ka thënë se të shtunën u ushtrua dhunë ndaj liderit të VV-së.
“Kurti do t’u drejtohet sërish, kurrë nuk do të lodhemi nga dialogu politik, do të vazhdojnë përpjekjet edhe PDK-ja, edhe LDK-ja e Aleanca. Çdo dëm që ju po e konsideroni është më i vogël se ajo çka pamë në seancë, dhuna ndaj kryeministrit dhe ndaj deputetëve tanë. A thonit keq edhe atëherë? Nëse është keq, është keq edhe kësaj radhe. Është më pak dëm sesa të shkohet në zgjedhje të reja, të dy këto dëme janë më të mëdha. Nuk është duke u shkelur Kushtetuta”, ka deklaruar Konjufca.