"Krejt dhe Shtrenjtë": Rryma pritet të shtrenjtohet për krejt kategoritë, nuk do të ketë përjashtime - NACIONALE

"Krejt dhe Shtrenjtë": Rryma pritet të shtrenjtohet për krejt kategoritë, nuk do të ketë përjashtime

1 vit më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Bordi i Zyres së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar të enjtën vendimin për rritjen e të hyrave maksimale të KESCO-së që nënkupton se do kemi tarifa më të shtrenjta të energjisë elektrike. Rreth 15 për qind pritet të shtrenjtohet energjia elektrike.

Nga 394 milionë sa ishte paraparë për të hyrat e lejuara për KESCO për vitin e ardhshmë në raportin kosultativ, tani ZRRE ka rritur edhe për 4 milionë euro, pra 398 milionë euro dhe këtë e ka konfirmuar kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Ai arsyetoi këtë rritje duke thënë se ka ndryshuar situata prej kohës kur është bërë raportit konsultativ dhe deri më miratimin e sotëm të tij dhe se nga 14 për qind ishte paraparë tash do të jetë rreth 15 për qind.

Në planin kosultativ, të hyrat e lejuar maskimale për KESCO kanë qenë rreth 394 milionë euro, ndërsa pas shqyrtimit të komenteve dhe duke u bazuar në të dhënat më të fundit që stafi i ZRRE-së i ka marrë në shqyrtim ka rezultuar që të hyrat e lejuara maksimale të lëvizin nga 394 milionë në 398 milionë euor, askund nuk shkrun që rritja do të jetë 13 për qind por në bazë të kalkulimeve rritja do jetë për 14 për qind, mirëpo pas shqyrtimeve të komenteve dhe pas marrjes për bazë dhe të dhënat e fundit, rezulton që të hyrat maksimale të jenë 398 milionë euro për vitin e ardhshëm për KESCO... Ka pasur dallim kur është bërë një muaj më parë...” – ka thënë ai në konferencë për media.

Ai ka thënë se në mbledhjen e ardhshme do të mund të kuptohet me saktë se sa do të rriten tarifat e energjisë elektrike.

Dhe kjo pritet të rezultojë me rritje 15 për qind mirëpo kjo gjë do të dihet më saktësisht në mbledhjen e ardhshme të Bordit të ZRRE, ku KESCO, KEDSI dhe KOSST do t’i dërgojnë aplikacionet e tyre për tarifat duke u bazuar në vendimet e ZRRE-së për të hyrat e lejuara maksimale.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se rritjet do të ketë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve dhe se nuk do të ketë përjashtime në bllok tarifa.

Pragu mbi 800 kw është i njejtë si këtë vit si vitin e kaluar. Nuk kemi pas ndryshim sa i përket bllok tarifave, do të jetë e njejtë dhe çmimet do të rriten në mënyrë lineare duke përfshirë tarifën edhe nën 800 dhe atë mbi 800 kw rritja do të jetë e njëjtë për të gjitha kategoritë.” – ka thënë ai.

Kurti për rrymën

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të ndërhyjnë në punën e ZRRE-së.

Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike,

Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjerr do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil.” – ka thënë Kurti.

Aktualisht në Kosovë, deri në 800 kW, tarifa e shtrenjtë është 6,75 cent dhe tarifa e ulët është 2,89 cent për kilovat. Nëse kaloni 800 kW, tarifa e shtrenjtë ndryshon në 12,52 cent dhe tarifa e ulët ndryshon në 5,90 cent për kilovat.

Lajme të ngjashme