Rritja e çmimit të rrymës për 14%, Kurti: Nuk ndërhyjmë në punën e ZRrE-së - NACIONALE

Rritja e çmimit të rrymës për 14%, Kurti: Nuk ndërhyjmë në punën e ZRrE-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Energjia elektrike pritet që të shtrenjtohet për 14 për qind. Tarifat pritet të hyjnë në fuqi më 1 prill Deri më tani, kemi kuptuar qëndrimet e disa institucioneve dhe më në fund, për këtë temë ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por nuk ka treguar komentet që kanë dërguar në ZRrE.

Kurti nuk ka treguar çka saktësisht është thënë në komentet e ministrave të tyre drejtuar ZRRE-së,

Nacionale tash e disa javë ka insistuar për të kuptuar qëndrimin e kryeministrit Kurti, mirëpo deri më tani kjo gjë vazhdon të mbahet fshehur.

Ndërkohë, Kurti ka thënë se nuk do të ndërhyjnë në punën e ZRRE-së.

“Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike,”

“Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjerr do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil.” – ka thënë Kurti.

Presidenjta kërkon shmangie

Në anën tjetër, Zyra e Presidentes për Nacionalen javë më parë ka treguar komentet që ka dërguar në adresë të ZRRE-së.

Në komentet e Zyrës së Presidentës të cilat i ka pranuar Nacionale, kundërshtohet rritja e tarifave prej 14 për qind dhe shprehin shqetësimin e tyre se një vendim i tillë do t’i shkaktonte barrë qytetarëve.

Zyra e Presidentes, duke refuzuar rritjen e tarifave të reja, ka përmendur normën e lartë të inflacionit dhe rritjen e çmimeve të produkteve bazike.

“Një situatë e tillë bëhet ende më shqetësuese për faktin se në bazë të raportit të ASK-së për vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, norma vjetore e inflacionit në dhjetor ishte 12.1 për qind. Gjersa, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9%, gjë që ka ndikuar në rritjen e kostos së përgjithshme të jetesës dhe varfërim të shportës së konsumatorit.” – thuhet në komentet e ZPRK-së.

Më tej, Zyra e Presidentes, ka rekomanduar që të shmanget shqyrtimi i tarifave dhe për këtë ka inkurajuar komunikim ndërinstitucional që të sigurohet subvencionimi.

“Duke i konsideruar rrethanat e cekura më lartë, ZPRK-ja rekomandon që në këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional me qëllim të sigurimit të subvencionimit të kostove shtesë të cilat kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar.” – thuhet në komentet e ZRRE-së.

Në anën tjetër, opozita ka dalë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Aktualisht në Kosovë, deri në 800 kW, tarifa e shtrenjtë është 6,75 cent dhe tarifa e ulët është 2,89 cent për kilovat. Nëse kaloni 800 kW, tarifa e shtrenjtë ndryshon në 12,52 cent dhe tarifa e ulët ndryshon në 5,90 cent për kilovat.

Ndërkaq, nëse shpenzoni më shumë se 1000 kW në muaj, ju do të paguani 19,44 euro + 8,32 euro për 800 kW të para dhe 12,52 euro + 5,90 euro për 200 kW të fundit mbi 800 kW, që përbën një total prej 46,18 euro.

Tani me traifat me rritje për 14 për qind, atëherë tarifa e shtrenjtë do të jetë 7,69 cent për kilovat deri në 800 kW dhe 14,27 cent për kilovat mbi 800 kW. Tarifa e ulët do të jetë 3,29 cent për kilovat deri në 800 kW dhe 6,72 cent për kilovat mbi 800 kW.

Lajme të ngjashme