Zyrtari i LDK-së: Po të ishim në qeveri do të merreshin masa, s’do të vinte te shtrenjtimi i rrymës - NACIONALE

Zyrtari i LDK-së: Po të ishim në qeveri do të merreshin masa, s’do të vinte te shtrenjtimi i rrymës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se pritet të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Azemi për Klan Kosova, ka thënë se po të qeveriste LDK-ja, do të merreshin masa dhe nuk do të vinte deri te një situatë e tillë.

“Po të ishte LDK në qeveri do të merrnim masa që të menaxhohej kriza, e të mos vinte deri tek shtrenjtimi.” – ka thënë ai.

Sa i përket Strategjisë së Energjisë, ai e ka quajtur këtë hap të vonuar.

“Kjo tregon se nuk është marrë askush me sektorin e energjisë. Strategjia është miratuar para tre ditë dhe kjo tregon për seriozitetin.” – tha ai.

Ndërkaq, siç u raportua ditë më parë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka bërë një njoftim se nga data 1 prill, mund të ketë shtrenjtim të çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë.

Kryesuesi i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se plani aktual është që të ketë një rritje prej rreth 14 për qind.

Lajme të ngjashme