Në fshatin kosovar, vjedhësit plaçkisin dy shtëpi brenda 40 minutave - NACIONALE

Në fshatin kosovar, vjedhësit plaçkisin dy shtëpi brenda 40 minutave

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

I njëjti fshat, e njëjta metodë, në dy shtëpi të ndryshme. Vjedhësit kanë plaçkitur dy vende në fshatin Preoc të komunës së Graçanicës.

Përkundër faktit se në njërën prej shtëpive ishin dy qen, ky nuk ishte problem për personat e dyshuar, që të hyjnë të marrin një shumë parash, vlera e të cilëve thuhet të jetë diku 1000 euro.

Rasti fillimisht u lajmërua në polici, megjithatë, të njëjtit hynë edhe në një shtëpi tjetër, pas afër 40 minutave.

Edhe kësaj radhe, sipas T7, hyrja ishte bërë përmes dritares. Policia e Kosovës e Prokurori tashmë janë njoftuar, teksa hetimet po vazhdojnë.

Storia e plotë KËTU

Lajme të ngjashme