Vjedhje në një restorant në Istog, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Dubravë disa persona të panjohur kanë vjedhur pajisje elektrike dhe të kuzhinës në një restorant.
Siç thuhet në raportin e policisë, këta persona kishin hyrë me forcë në brendinë e objektit dhe kisha vjedhur edhe gjësende të tjera.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Dubravë, Istog 10-17.02.2023-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga aty kanë vjedhur të gjitha pajisjet elektrike të kuzhinës në restorant dhe disa gjësende tjera. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
