NATO: Putini duhet ta kuptojë se nuk mund të fitojë luftën në Ukrainë - NACIONALE

NATO: Putini duhet ta kuptojë se nuk mund të fitojë luftën në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ndërsa presidenti rus Vladimir Putin nuk tregon ndonjë shenjë se dëshiron paqe, ai “duhet ta kuptojë se nuk mund të fitojë luftën në Ukrainë.”

"Pothuajse një vit që nga pushtimi i tij brutal, presidenti Putin nuk tregon asnjë shenjë se po përgatitet për paqe. Përkundrazi, ai po fillon ofensiva të reja dhe po synon civilët, qytetet dhe infrastrukturën kritike," - është shprehur Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin polak. Andrzej Duda në Bruksel.

"Putini duhet të kuptojë se ai nuk mund të fitojë dhe për këtë, ne duhet të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës shpejt armët dhe municionet që i nevojiten për të rimarrë territorin dhe për të mbizotëruar si një komb sovran në Evropë," - ka shtuar më tej shefi i NATO-s, duke bërë të ditur se NATO është duke ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të forcuar mbrojtjen e aleancës.

"Ne jemi duke përforcuar praninë dhe gatishmërinë tonë nga Deti i Zi në Detin Baltik, duke përfshirë Poloninë," - ka thënë ai, ndërkohë, presidenti polak ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të zgjerojë aftësitë ushtarake të mbrojtjes për vitin 2023.

“Ne do të donim të kishim sa më shumë stoqe të pajisjeve të NATO-s në rast të një sulmi të mundshëm,”- ka thënë Duda.

Lajme të ngjashme