Numri i vdekjeve nga tërmeti mbi 41 mijë, Turqia kalon nga përpjekjet për shpëtim në rindërtim
Ndërsa më shumë se 41 mijë persona kanë humbur jetën në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore, shpresat për të gjetur të mbijetuar po vazhdojnë të shuhen.
Tani, fokusi në Turqi është duke u zhvendosur nga operacionet e shpëtimit në rindërtim, pasi autoritetet kanë nisur të kryjenë vlerësimet e dëmëve të ndërtesave më të prekura.
Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit ka thënë në Tëitter se më shumë se 50 mijë ndërtesa në Turqi duhet të shemben urgjentisht.
"Ne do të shkatërrojmë shpejt atë që duhet të prishet dhe do të ndërtojmë shtëpi të sigurta,"- ka thënë ai.
Ndërkohë, në Siri, regjimi i Bashar al-Assad ka hapur vendkalimet kufitare të Bab al-Salam dhe al-Raee për dërgimin e ndihmave në rajonet e kontrolluara nga rebelët. Sipas një zëdhënësi të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare përmes njërës nga këto pika tashmë ka kaluar edhe një autokolonë nga Kombet e Bashkuara.

