Musliu: Javën tjetër e ftojmë drejtorin e AKI-së për raportim, qytetarëve do t’ua japim informatat për sigurinë në vend - NACIONALE

Musliu: Javën tjetër e ftojmë drejtorin e AKI-së për raportim, qytetarëve do t’ua japim informatat për sigurinë në vend

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjen e Agjencisë së Kosovë për Intelegjencë, Ganimete Musliu ka thënë se qytetarët do të njoftohen për informatat e AKI-së sa i përket situatës së sigurisë në vend.

Musliu në një konferencë për media pas takimit të këtij komisioni, ka thënë se të mërkurën e ardhshme do ta ftojnë për raportim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Ajo ka përmendur deklaratat e krerëve të shtetit për sigurinë në vend dhe rreziqet e mundshme, duke thënë se qytetarët do t’i marrin “informatat e vërteta nga AKI-ja”.

“Një nga vendimet që mori sot Komisioni është që të mërkurën e ardhshme do ta ftojmë drejtorin e përgjithshëm të AKI-së që të na njoftoj për gjendjen e sigurisë në vend, duke pasur parasysh që kemi dëgjuar deklarata të shumta të krerëve të shtetit për ndjeshmërinë e sigurisë në vend dhe rreziqet e mundshme që mund t’i kanosen vendit në ditët ne vijim. Si Komision u dakorduam që të marrim informatat e konfirmuara dhe qytetarëve t’u japim informata të vërteta të cilat i ka AKI-ja.– u shpreh ajo, sipas “EO".

Çka tha Kurti?

Kryeministri i Kosovës në vazhdimësi ka folur për rrezikun e një sulmi të ri nga Serbia. Të njëjtën e bëri edhe javën e kaluar në një opinion të publikuar në “New York Times”

“Një çerekshekulli pas ndërhyrjes, roli i NATO-s në Kosovë dëshmon se organizata është më vendimtare se kurrë më parë. E kaluara e saj e fortë në vend dëshmon që demokracia dhe përkrahja institucionale për të cilat ajo ndihmoi të themeloheshin, bashkë me kërcënimet e jashtme që ndihmoi të ndaleshin, me sukses e ruajtën paqen. Fatkeqësisht, 25 vjet më vonë, ne po ballafaqohemi me luftë dhe kërcënime me luftë në Evropë edhe një herë. Këtu, paqja ruhet vetëm përmes aftësisë sonë për ta mbrojtur atë, kur sfidohet drejtpërdrejt, dhe rreziku i një sfide të tillë është më real se kurrë më parë.” – shkroi mes tjerash Albin Kurti.

Çka tha Konjufca?

Në një konferencë për media të martën, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se Serbia po mbetet e pandëshkuar, dhe nëse kjo vazhdon, do të përsëritet skenari i 24 shtatorit.

“Një temë e pashmangshme në këto rrethana ishte edhe siguria në Kosovë dhe rreziqet që po përballemi për shkak të pretendimeve territoriale që ka Serbia ndaj Kosovës. Ia shpreha shqetësimet po që se Serbia lihet e pandëshkuar lidhur me agresionin e 24 shtatorit në Banjskë, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenarë. Një nga shtet që nuk e ka sanksionuar Rusinë por që vazhdon të ketë bashkëpunim me Rusinë.” tha kryeparlamentari.

Lajme të ngjashme