Konjufca sërish: Nëse nuk ndëshkohet, Serbia ka për ta përsëritur Bajnskën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se ekziston rreziku që Serbia të përsëris një sulm si ai i 24 shtatorit.
Këto deklarata, sipas “EO”, ai i ka bërë pas takimit me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussebaumer.
Ai ka thënë se Serbia po mbetet e pandëshkuar, dhe se nëse kjo vazhdon, do të përsëritet skenari i 24 shtatorit.
“Një temë e pashmangshme në këto rrethana ishte edhe siguria në Kosovë dhe rreziqet që po përballemi për shkak të pretendimeve territoriale që ka Serbia ndaj Kosovës. Ia shpreha shqetësimet po që se Serbia lihet e pandëshkuar lidhur me agresionin e 24 shtatorit në Banjskë, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenarë. Një nga shtet që nuk e ka sanksionuar Rusinë por që vazhdon të ketë bashkëpunim me Rusinë.” – citohet se ka thënë ai.
Deklarata të ngjajshme, krye parlamentari bëri edhe para pak ditësh. Në një konferencë për media, ai u shpreh:
“…gjersa po flasim këtu, instuticionet tona të sigurisë kanë informacione të sakta për një grup tjetër prej qindra që po trajnohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër eventual” ndaj vendit, si ai i Banjskës.
“Serbia e ka marrë pozicionin që nuk i zbaton klauzolat e kësaj marrëveshje. Për Kosovën marrëveshja ishte arritje e mirë, anëtarësimi në organziata ndërkombëtare pa pengesë, po ashtu pakt mossulmimi nga shtetet...Serba nuk e ka nënshkruar, dhe mbi bazën e mosnëshkrimit nuk po e zbaton atë.” - ka thënë Konjufca.
“Radojçiqi e ka marrë përgejgjësinë, dhe ndodhet i lirë, dhe vepra e tij po trajtohet sikur shkelje e trafikut. Kjo është me çka përballet Radojçiqi, mbrohet shtetërisht nga Beogradi”.