Momenti kur 3 persona bien në lumë në Novi Pazar
Pas reshjeve të mëdha që kanë kapluar rajonin, shumë vende janë përmbytur dhe disa persona janë zhdukur.
Në pamjet e mëposhtme shihet se si në Serbi, 3 persona kanë rënë në lumë në Novi Pazar.
Ekipet e shpëtimit dhe vendasit janë në kërkim të dy personave që ranë në një lumë të fryrë Njëri nga tre personat u shpëtua dhe dy të tjerët besohet se janë mbytur. Mbrojtja e jashtëzakonshme nga përmbytjet u vendos në disa lumenj në jug dhe jugperëndim të Serbisë, Lima afër Prijepoljes, Grabovnica në Sjenicë dhe Rashka dhe Joshanica në territorin e Novi Pazarit.
Sipas raportimeve të mediave serbe, dhjetëra shtëpi janë përmbytur, qindra prej tyre janë kërcënuar dhe disa persona janë evakuuar, mes tyre edhe një nënë me gjashtë fëmijë në afërsi të Brodarevës. /Nacionale/
