Përmbytje të mëdha në Serbinë jugore, dy të zhdukur
Ekipet e shpëtimit dhe vendasit janë në kërkim të dy personave që ranë në një lumë të fryrë në Novi Pazar pas reshjeve të dendura në jug dhe jugperëndim të Serbisë, të cilat shkaktuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Prijepolje dhe Sjenica, dhe qindra shtëpi u rrezikuan nga përmbytjet dhe shumë njerëz u evakuuan.
Shërbimet e shpëtimit të Sektorit të Situatave Emergjente dhe shtabit të krizave të qytetit, policia dhe banorët e zonës po përpiqen të gjejnë dy nga tre personat që ranë në lumin Travnica.
Njëri nga tre personat u shpëtua dhe dy të tjerët besohet se janë mbytur. Mbrojtja e jashtëzakonshme nga përmbytjet u vendos në disa lumenj në jug dhe jugperëndim të Serbisë, Lima afër Prijepoljes, Grabovnica në Sjenicë dhe Rashka dhe Joshanica në territorin e Novi Pazarit.
Dhjetëra shtëpi janë përmbytur
Sipas raportimeve të mediave serbe, dhjetëra shtëpi janë përmbytur, qindra prej tyre janë kërcënuar dhe disa persona janë evakuuar, mes tyre edhe një nënë me gjashtë fëmijë në afërsi të Brodarevës.
Hidrologu Dejan Vladikoviq tha për RTS se rritjet më të larta të nivelit të ujit janë regjistruar në pellgun e lumit Lim, në Drina dhe në rrjedhën e sipërme të Moravës perëndimore, pasi 20 deri në 40 milimetra shi për metër katror kanë rënë në zonën jugperëndimore të Serbisë dhe nivelet e ujit të lumenjve u rritën nga degët e rrëmbyeshme. /Nacionale/