Mijëra euro dëme, rrëfimet trishtuese të banorëve të Skenderaj për vërshimet: Fjeta në beton - NACIONALE

Mijëra euro dëme, rrëfimet trishtuese të banorëve të Skenderaj për vërshimet: Fjeta në beton

1 vit më parë

nga Blendrita Avdiu

Shumë shtëpi janë përmbytur në Skenderaj, e disa prej tyre edhe janë rrezuar komplet për shkak të sasisë së madhe të ujit. Të tilla gjatë qëndrimit disa orësh në Llaushë të Skenderajt.

Hajzer Geci, banor i Llaushës, i tregoi Nacionales se vetëm një vit arriti ta gëzojë shtëpinë e re, pasi ajo u dëmtua nga vërshimet që ndodhën ditë më parë në këtë rajon.

Gjersa mundohej të na rrëfente për dëmët që i kanë shkaktuar vërshimet, Geci tha se ishin brenda kur uji hyri në shtëpinë e tyre.

Na ka hy uji në shtëpi, çka kemi pas të gjitha na kanë dëmtuar me mobilie me të gjitha. Unë mëndoj se vlera e dëmit është së paku 20 mijë euro. Kemi qenë në shtëpi bashkë me të shoqën dhe djalin me nipa e mbesa. Në atë moment ka qenë edhe një fëmijë i vogël prej dy javësh. Komuna po na ndihmon. Na kanë dalur në ndihmë me të gjitha që kanë pasur mundësi. Të nesmërën janë ardhë dhe kanë marrë pamje”, ka thënë ai për Nacionale.

Njëjtë i zhgënjyer dhe shumë i mërzitur ishte edhe bashkëfshatari i tij, Brahim Zyhrani, i cili tha se krejt puna disa vjeçare i është shkatërruar për 2 minuta.

Më së pari drutë, e gjithë shtëpia ka qenë e mbuluar me ujë. më së shumti më ka dëmtuar mua. Që sdi sa vite punë, shkoj për dy minuta. Kemi vizita të komunës, jemi tre anëtarë të familjes, të tjerët janë ikë. Skam ku me fjetë, ku me shku, qitu kam qëndruar vetë 3 netë, qitu kam fjetë. Nuk po kemi ku me fjet, kam fjet në beton. E kanë gjetë një banesë në Skenderaj, sonte duhet me shku me fjet atje. Çka me bo prej zotit është, nuk kam çka me ba”, ka thënë tutje ai.

Nacionale ka folur edhe me Xhafer Bimbashin, banor i Llaushës, i cili poashtu ishte i prekur nga këto vërshime. Përkundër moshës, 76-vjeçari Bimbashi deklaroi se nuk ka përjetuar kurrë vërshime si këto të fundit.

Sipas Bimbashit, vlera e dëmit që kanë shkaktuar vërshimet në shtëpinë e tij, kap shifrën prej 40 mijë eurove.

E kam shtëpin komplet të pabanueshme, ujin e kam larguar disi. I kam larguar mobiliet që të teren, se unë nuk kam mundësi të ndërtoj shtëpia çdo vit. I kam 76 vjet nuk e mbaj mënd kështu vërshime të mëdha. Në vitin 1976 ka pasur vërshime mirëpo jo kështu. Vlerën është zor me caktu, mirëpo nja ëë euro nuk mundem me i ndërtu kështu qysh i kam pas të ndërtume. 15 herë më ka hy uji, asnjë të komunës nuk e kam parë me sy, mirëpo këtë vit na kanë vizituar, na kanë ndihmuar me ushqim me pije dhe çkado që kemi pas nevojë”, ka thënë Bimbashi.

Në anën tjetër, për të iu lehtësuar këto situatë të vështirë banorëve të Llaushë, u kanë dalur në ndihmë edhe komuna e Skenderajt.

Arbër Geci, përfaqësues i fshatit Llaushë të Skenderajt, në një prononcim për gazetën Nacionale ka thënë se që nga dita e parë e vërshimeve, në bashëkupunim me autoritetet komunale, u kanë ndalur në ndihmë banorëve.

Unë si përfaqësues i Llaushës në bashkëpunim me Komunën kemi dal për t’i ndihmuar familjeve që kanë nëvojë. Dy herë në ditë po iu sjellim bukë të gatshme. Po ju sjellim edhe pako ushqimore dhe higjenike i shpërndajmë në çdo shtëpi. Njerëzit e vullnetit të mirë po sjellin ndihma”, ka thënë Geci.

Tutje, ai ka treguar se në Llaushë janë diku 73 shtëpi që po iu ofrohen ndihma të ndryshme.

Në Llaushë janë 73 shtëpi të prekura, 6-7 shtëpi janë që sjanë të banueshmë më. Po nmundohemi familjet që janë më të prekura më iu ndihmu dhe me gjëra të tjera si dyshek për fjetje e kështu me radhë. Ka bërë dëmë edhe nëpër ferma. Në bashkëpunim me komunën dy familje i kemi vendosur në banesa në Skenderaj, ku po mundemi me iu ndihmu po ju ndihmojmë”, ka thënë Geci.

Kujtojmë që 10 ditë më parë, Skenderaj ishte vërshuar nga uji, i cili erdhi pas shiut të rrëmbyeshëm që ra në rajonin e Drenicës.

Lajme të ngjashme