Mes shpërthimesh në krye të detyrës: si raportuan gazetaret nga veriu i Kosovës? - NACIONALE

Mes shpërthimesh në krye të detyrës: si raportuan gazetaret nga veriu i Kosovës?

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Gratë në mediat kosovare të përfaqësuara pak në debatet politike, por të mbipërfaqësuara në arenat e rrezikshme.

As pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, tensionet në veri të Kosovës nuk kanë marrë fund.

Serbët kanë vendosur barrikadat për të protestuar kundër arrestimit të një ish-pjesëtari të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili, dyshohet se ishte përfshirë në sulmet ndaj policisë dhe në objektet e KQZ-së.

Gjithashtu, serbët mbrëmë kanë lëshuar përsëri sirenat dhe është raportuar për hedhjen e shok bombave.

Misioni i Bashkimit Europian, EULEX ka njoftuar se ndaj patrullës së tyre në veri është hedhur bombë molotov.

EULEX i ka dënuar sulmet, duke i cilësuar si të papranueshme, ndërsa, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, ka kërkuar tërheqjen e barrikadave.

“BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, e akteve kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithë aktorët duhet të evitojnë përshkallëzimin”. thuhej në deklaratën e EULEX..

E gjatë rrëzikut të mbrëmbshëm, pikërisht në javën kur mediat ndërkombëtare kanë kritikuar ato kosovare për prezencën e ulët të grave në studiot e debatave politike e sportive, dominuan gazetaret gra që po raportonin nga vendi i krizave, veriu i Kosovës. Një foto e tillë që portretizon këtë raportim të dominuar nga gratë është bërë virale në rrjetet sociale.

Reporteret gra

Këto janë gazetaret gra që shihen duke raportuar nga veri, në mesin e tymit nga bombat e shokut dhe të barrikadave në foton që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Për T7 po raportonte gazetarja Erza Elezaj, e cila, kishte raportuar se mediave i janë hedhur mjete piroteknike.

Ndërsa, Doruntina Bylykbashi për Televizionin Dukagjini.

Qëndresa Tërshani për Klan Kosovën.

Televizioni Publik, RTK e kishte dërguar për të raportuar në vendin e tensioneve, Venera Xhoxhajn.

Për KTV-në, për të raportuar për të rejat nga veriu ishte Vlera Mehmeti.

Dhe nga Gazeta Nacionale, Miranda Shala.

Ndërsa, të vetmit gazetarë burra, që po raportonin nga veriu ishin, Arton Hamiti nga ATV dhe Urall Boshnjaku nga Mitropol.

Ndërkohë këta ishin kameramanët: Gentian Berisha - T7, Pajtim Bejtullahu - Dukagjini, Enis Imeri - KTV, Andi Berisha - Klan Kosova, Gramoz Ademi - RTK, Halim Kafexholli - Nacionale.

Tensionet në veri

Situata në veri të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar dhe alarmante për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga grupet kriminale ndaj zyrtarëve të policisë së Kosovës.

Këto sulmet e kjo situatë u krijua për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor në katër komunat veriore; Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Pas kësaj situate, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vendosi për shtyrjen e zgjedhjeve deri në muajin prill 2023.

Megjithatë situatat në veri nuk ndryshoi.

Arrestimi i ish-policit, Dejan Pantiq, tashmë po duket se është arsyeja kryesore pse këto sulmet po vazhdojnë.

Ndërsa, javën që lam pas mbi 11 bomba të shokut ishin hedhur në lagjen e Boshnjakëve.

Zyrtarët serbë kishin kërcënuar me dërgimin e 1.000 trupave policore të saj në Kosovë.

Pas drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq edhe kryeministrja e Serbisë kishte deklaruar se Serbia "do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë" në Kosovë, dhe sipas tyre ky veprim se do të bëhet në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Prandaj jemi shumë afër dhe besoj se sot presidenti Aleksandër Vuçiq do të japë më shumë informacion rreth takimeve të tij për të kërkuar kthimin e forcave tona në Kosovë sipas Rezolutës 1244 të OKB-së. Sepse KFOR-i nuk po e bën punën e tij dhe sepse serbët në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ndihen të sigurt, aty rrezikohet jeta e tyre, përfshirë edhe fëmijët në kopshte”, pretendoi Bërnabiq.

Lajme të ngjashme