Vjosa Osmani e konfirmon: Zgjedhjet në veri shtyhen për në prill të vitit 2023
Presidentja Vjosa Osmani ka folur pas takimit me liderët e partive parlamentare. Në takimin e thirrur për zgjedhjet në veri, ajo ka konfirmuar që këto zgjedhje janë shtyrë për një datë tjetër.
Ajo ka treguar se kishte dakordim të plotë për shtyerjen, duke falënderuar të gjithë përfaqësuesit e partive për sjelljen e përgjegjshme. Tutje e para e shtetit ka arsyetuar këtë vendim.
“Kishim dakordim të plotë për muajin prill të vitit 2023. Dua poashtu ta potencoj një gjë që të rëndësishme që të gjithë përfaqësuesit e partive politike treguan përgjegjshmëri atë që është më e shenjta, e që është jeta e qytetarëve tanë e që duhet të sigurohet e mbrohet. Përkundër faktit që Policia ka kapacitete të nevojshme, bandat kanë frikësuar qytetarët tanë që ata të mos ndihen të lirë. Pjesëmarrja do të ishte tejet e ulët nga frika e tensioneve dhe sulmeve. Kjo ka rezultuar me tërheqje nga lista të disa personave. Do të ishin pa vëzhgim ndërkombëtarë apo vendorë. Në mënyrë që të sigurojmë vëzhgim vendor e ndërkombëtarë, siguri, e kohë për institucionet e sigurisë për rend dhe ligj, shtyrja është e nevojshme. Dhe do të kemi organizim të zgjedhjeve, që zgjedhjet të jenë të lira.” – shkroi ajo.
Ajo ka cituar edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se shtyerja nuk rezulton në shkelje të të drejtave zgjedhore të qytetarëve.
“Dua poashtu të potencoj që në një vendim të Gjykatës Kushtetuese 2020 është potencuar që caktimi i datës nëpërmjet shtyrjes, përderisa nuk caktohet për afat të pacaktuar, nuk rezulton në shkelje të të drejtave zgjedhore të qytetarëve, apo shkeljen e të drejtave të tjera. Kemi një rregullim nga Gjykata Kushtetuese. I gjithë ky proces është në përputhje të plotë me kriteret e Komisionit të Venecias.” – vazhdoi ajo.
Kërkesa për shtyerje
Ambasada e ShBA-së tashmë ka ditë që ka kërkuar shtyerjen e zgjedhjeve në veri. Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe Derek Chollet, këshilltar në DASH.
E Departamenti i Shtetit përsëri e theksoi qëndrimin e ShBA-së, duke lëshuar një komunikatë për zgjedhjet në veri.
“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t'i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet.”
Dje, kryeministri Albin Kurti mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku foli për zgjedhjet në veri dhe situatën e sigurisë atje. Ai tha se janë në komunikim me faktorët ndërkombëtar, por se ambasadorën nuk mund të bëhen ministra të tij.
“Vazhdimisht jemi në konsulta dhe koordinim me ndërkombëtaret. Por ju duhet ta kuptoni se edhe ata presin që në të jemi në nivel të detyrës. Janë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, por ata nuk bëhet dot ministra. Ministrat janë qyetarë të këtij vendit.” – deklaroi Kurti.
Kujtojmë që deri tani ka pasur një seri shpërthimesh në veri të bombave të shokut, ndërsa një polic është plagosur në krahror, e që pas intervenimit në QKUK, gjendja e tij shëndetësore është stabile.

