Memli Krasniqi për publikimin e AShAK: Është pamflet anti-shqiptar
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), muajin e kaluar ka publikuar një analizë të gjatë me 39 faqe.
Sipas kësaj analize, synohet tërheqja e vëmendjes së opinionit për politikat destabilizuese të Kosovës, me të cilën synon që ta tërheq vëmendjen e opinionit për politikat destabilizuese të Serbisë.
Veç kësaj, një nga gjërat që e karakterizon është edhe mënyra se si e pasqyron ish-presidentin Thaçi.
Ky i fundit, sipas kësaj analize etiketohet si ndarës i Kosovës.
Lidhur me këtë publikim, ka reaguar para pak çastesh edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Krasniqi tha se ky publikim është një pamflet anti-shqiptar, teksa si parti shprehin indinjatën e thellë për tekstin që mban emrin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
