Memli Krasniqi: Gjatë mandatit të Kurtit Kosova ka blerë 10 milionë euro rrymë nga 'GEN Serbija' - NACIONALE

Memli Krasniqi: Gjatë mandatit të Kurtit Kosova ka blerë 10 milionë euro rrymë nga 'GEN Serbija'

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar çështjen e shumëpërfolur javëve e muajve të fundit në vendin tonë, atë të skandalit "Martingate", skandal për të cilin Nacionale ka raportuar në vazhdimësi.

I pari i demokratëve kosovarë, në një paraqitje televizive në Pressing, kritikoi qeverisjen Kurti, duke thënë se ekzekutivi i udhëhequr nga kreu aktual, Albin Kurti, ka blerë mbi 10 milionë euro rrymë nga "GEN Serbija".

"Gjatë mandatit të Kurtit, Kosova ka blerë 10 milionë euro rrymë nga GEN Serbija", tha ndër tjerash Krasniqi.

Kujtojmë se rreth këtij skandali raportohet të jenë të përfshirë edhe zyrtarë të AKI-së, ku sipas asaj çfarë ka shkruar Paparaci gjatë ditës së sotme, ka dyshime mbi procesin e verifikimit të ambasadorit të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme