Mediat serbe thonë se QUINT-i i ka dhënë ultimatim 24-orësh Vuçiqit për heqjen e barrikadave
Pink.rs, media shumë e afërt me Vuçiqin, duke u thirrur në informacione jozyrtare ka mësuar se QUINT-i i ka dhënë ultimatum të parit serbë që barrikadat të hiqen brenda 24 orëve.
Sipas mediumit respektiv, kjo kërkesë e ambasadorëve të QUINT-it ka detyruar presidentin serb që të thërras takim me kryeministren dhe gjeneralin e ushtrisë, me këtë të fundit që ka deklaruar se është nisur për në Rashkë.
Ai ka shtuar gjithashtu se kanë marrë rekomandime nga kreu i shtetit dhe se të njëjtat do t'i zbatojnë.
Në anën tjetër bëhet e ditur se nëse nuk hiqen barrikadat deri nesër në këtë kohë, Kurti do ta ketë "dritën e gjelbër" që të procedojë tutje me hapat e radhës.
Kujtojmë gjithashtu faktin se gjatë mbrëmjes së sontme në Zubin Potok janë dëgjuar edhe të shtëna, teksa afër kanë qëlluar patrulla të misionit paqeruajtës, KFOR-it.
