Gjenerali Mojsiloviq i ushtrisë serbe: Morëm detyra që do t'i kryejmë plotësisht - NACIONALE

Gjenerali Mojsiloviq i ushtrisë serbe: Morëm detyra që do t'i kryejmë plotësisht

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, ka folur sonte rreth zhvillimeve në veri të Republikës së Kosovës.

Si zakonisht, me deklaratë propaganduese, e pak nxitëse, por duke mos dhënë detaje shtesë.

Ai tha se si ushtri kanë marrë detyra, detyra këto që do t'i zbatojnë në përpikmëri.

Megjithatë, Mojsiloviq nuk shtoi informata tjera se cilat janë këto urdhëra.

"Momentalisht jam rrugës për në Rashkë. Urdhërat e dhëna për ushtrinë dhe mua si shef i kabinetit të gjeneralit janë shumë të qarta dhe do të implementohen në tërësi", tha fillimisht ai për TV Pink.

Në pjesën e fundit ndërkaq, shtoi se forcat serbe do t'i përmbushin detyrat e përcaktuara.

Lajme të ngjashme