Limaj: Institucionet duhet ta miratojnë lulëkuqen me katër petale si simbol të gjenocidit serb në Kosovë - NACIONALE

Limaj: Institucionet duhet ta miratojnë lulëkuqen me katër petale si simbol të gjenocidit serb në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që para datës 15 janar të miratohet lulëkuqja me katër petale si simbol unik i përkujtimit të gjenocidit serb në Kosovë.

I pari i Nismës ka vlerësuar se e kaluara që harrohet mund të përsëritet.

Përsërisë thirrjen ndaj institucioneve shtetërore që para datës 15 Janar të miratohet propozimi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë - Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit serb në Kosovë. E kaluara që harrohet përseritet, andaj më shumë se kurrë kemi nevojë që kujtesa kombëtare të institucionalizohet në kohën kur po tentohet të na devijohet historia!”, ka shkruar Limaj.

Lajme të ngjashme