"Le të quhet zbutje", "pro-aziatik": Deklaratat më të përçudshme të Kurtit kohët e fundit - NACIONALE

"Le të quhet zbutje", "pro-aziatik": Deklaratat më të përçudshme të Kurtit kohët e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është shquar vazhdimisht për zotësinë e tij me fjalët. Por, në ditët dhe javët e fundit duket se po i rrëshqet ‘goja’ me të madhe. Cilat ishin disa prej fjalëve më të çuditshme të tij?

Gjatë ditës së sotme, ai çuditi me deklaratën se shtyrja e zgjedhjeve ishte bërë që t’u hiqej frika serbëve në komunat veriore ku do të votohej më 18 dhjetor. Ai nuk kishte frikë.

“Por ne, pikërisht për hir të qytetarëve të zakonshëm serbë me të drejta dhe liri, po i shtyjmë zgjedhjet që ta krijojmë një hapësirë disa mujore që të hiqet frika dhe të votojnë lirshëm.” – tha kryeministri Kurti sot gjatë ditës.

Por, po sot ai pati edhe deklarata tjera të përçudshme, në njërën prej të cilave tha se “po priste KFOR-in që të hiqte barrikadat në veri”.

“Nëse pritja jonë për KFOR-in është zbutje, le të quhet zbutje...”tha kryeministri i Kosovës.

Pro-aziatike

“Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse.” – u shpreh Kurti më 10 dhjetor në Facebook.

Nuk dihet se çfarë fajesh i kishte Azia kryeministrit të Kosovës, që para disa javësh kishte marrë udhë për në Japoni për të qenë pjesë e varrimit luksoz e të kritikuar të ish kryeministrit Shinzo Abe.

Analistë të ndryshëm e vlerësuan si “euro-centrik” qëndrimin e kryeministrit të Kosovës.

Dy shqiptarë më pak...

... dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë...” – shkroi ai më 30 nëntor.

Në këtë status ai po komentonte vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Vrasja nuk kishte karakter etnik por gjinor. E për më tepër, edhe vetë ndasia etnike e promovuar nga Kurti shihej si prapakthyese dhe vulgare nga aktivistë me agjendë liberale.

Më pas u vënë edhe “tre shqiptarë më pak” kur vrasësi i gruas shtatzënë bëri vetëvrasje. Askush nuk mori përgjegjësi politike për këtë rast.

Burri duhet të mbrojë gruan

Ndërkohë, në po të njëjtin status do të shkruante edhe fjalinë seksiste: “Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.

Aktivistet që mbrojnë të drejtat e grave reaguan për këtë fjali, duke thënë mes tjerash se ishte seksiste dhe se krijonte bazën për nënshtrimin gjinor që pastaj eskalonte edhe në dhunë. Kurti nuk e ka fshirë s këtë deklaratë tmerruese.

Ambasadori dinte më shumë

“Ambasadori amerikan “kishte më shumë informacione se unë” mbi situatën në veri, më tha Kurti...” – tha gazetari Michael Martens në një postim në Twitter duke e paralajmëruar intervistën e tij me Kurtin. Kjo pjesë do të hiqej nga intervista, por fatmirësisht do të pranohej edhe nga gazetari Martens e edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Kurti duke arsyetuar fjalinë e tij, iu kishte thënë disa deputetëve se “po shtiren se janë befasuar” nga fjalët e tij.

Fillimisht, ai e kishte refuzuar propozimin e Bashkimit Evropian për çështjen e targave më 21 nëntor, për ta pranuar më pas të njëjtën më 23 nëntor. Ai kishte argumentuar se në propozimin e ri ishte futur edhe çështja e propozimit franko-gjerman. Por, ky propozim ishte franko-gjerman, ishte i BE-së dhe nuk ishte hequr asnjëherë nga tavolina – siç kishte deklaruar BE-ja.

Lajme të ngjashme