Sheshi mbushet sërish me protestues, iu prijnë fëmijët e Thaçit dhe Veselit - NACIONALE

Sheshi mbushet sërish me protestues, iu prijnë fëmijët e Thaçit dhe Veselit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë është mbushur sërish me qytetarë, të cilët kanë dalë për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale, përmes së cilit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën fajtorë me 81 vite burgim.

Në pamjet e Nacionales, shihet se protestës iu prijnë fëmijët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Më poshtë, mund t’i ndiqni fotografitë e realizuara nga fotografi jonë, Visar Kadrolli.

Ndërkohë, fëmijët e ish-krerëve të UÇK-së iu bashkuan protestës që u mbajt edhe gjatë ditës, si dhe asaj që u zhvillua mbrëmë.

Protesta janë paralajmëruar edhe ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme