LDK: Kush dëmton raportet me aleatët rrezikon ta lë Kosovën pa përkrahje - NACIONALE

LDK: Kush dëmton raportet me aleatët rrezikon ta lë Kosovën pa përkrahje

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth zhvillimeve të sotme në Bruksel.

Përmes një komunikate të para pak çasteve, LDK ka thënë se është duke ndjekur me shumë kujdes situatën e krijuar pas dështimit të sotëm.

"Shtrirja e ligjshmërisë në gjithë territorin është e drejtë e pamohueshme e Kosovës. Suksesin e garanton koordinimi me aleatët tanë, ShBA dhe BE", shkruan ndër të tjerash në komunikatë.

Veç kësaj, partia opozitare ka bërë thirrje që Kosova të dëgjojë rekomandimet e aleatëve, pasi deri këtu vendi ynë ka arritur duke bashkëpunuar me aleatët.

Sipas kësaj partie, kushdo që prish raportet me aleatët rezikon ta lë Kosovën pa përkrahje.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme