Ramadani-Deharit: Duhet të përgjigjesh në Prokurori për këtë deklaratë - NACIONALE

Ramadani-Deharit: Duhet të përgjigjesh në Prokurori për këtë deklaratë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, i cili u arsyetua se nuk po e thërret seancën pasi, sipas tij, “mund të ketë konflikt fizik”, ka shkaktuar reagime në opozitë. Ndaj tij ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.

Ramadani ka ngritur dyshime se një skenar është duke u përgatitur nga VV-ja, pas arsyetimit të Deharit përse nuk po e thërret seancën për konstituimin e Kuvendit.

Tutje, Ramadani tha se Dehari duhet të përgjigjet në Prokurori për këtë deklaratë.

Reagimi i plotë i Ramadanit:

“Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?

Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë.

Pse?

Pse po bllokojnë dhe paralajmërojnë konflikte fizike?

Secili mund të kemi mendime pse po e bëjnë, por Avni Dehari DUHET të përgjigjet në Prokurori për këtë deklaratë.”

Lajme të ngjashme