Kurti-Rama, Paga Minimale - këto janë ngjarjet kryesore të javës - NACIONALE

Kurti-Rama, Paga Minimale - këto janë ngjarjet kryesore të javës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëdhëniet e kryeministrit, Albin Kurti me kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Rama, dërgim i seancës së 13 korrikut dhe dërgimi i Pagës Minimale në Gjykatë Kushtetuese nga opozita, e takimi i Kurtit e Bislimit me Lajçakun, janë veç disa nga ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas.

Kurti vs Rama

Fillimisht java që po e lëmë pas filloi me raportet e kryeministrit Kurti me kryeministrin Rama.

Kurti nuk mori pjesë në takimin e Ramës me kryeministrat e shteteve të Ballkanit Përëndimor, takim ky që u mbajt në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë.

Kurti nuk tha asnjë fjalë, por sipas Qeverisë ai nuk mori pjesë pasi kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Greqi.

E për mospjesëmarrjen e Kurtit në këtë takim, Rama ka thënë se kush ka dashur ka marrë pjesë.

Për sa i përket pyetjes së dytë, nuk shoh asnjë interes, sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi.” – ka thënë Rama para gazetarëve pas përfundimit të takimit.

Ndërkohë, brenda një kohe të shkurt, Kurti refuzoi tre takime me Ramën.

Kurti u kritikua për mospjesëmarrjen në takimin e fundit nga opozita e politikanë të tjerë.

Paga Minimale

Votimi i Ligjit për Pagën Minimale është rikthyer në skenë si një nga përplasjet mes qeverisë dhe opozitës.

Opozita po e kundërshton Ligjin për Pagëm Minimale. Ata e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë Ligj.

Ndërkaq, PDK-ja ka vendosur që krejt seancën e 13 korrikut në të cilën pati edhe përplasje fizike, ta dërgojë në Kushtetuese për të kuptuar nëse ka pasur ligjshmërinë e duhur mbajtja e seancës.

Ndërkohë edhe Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se nuk do ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale deri sa të ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

Në anën tjetër, Qeveria ka kritikuar ashpër opozitën për dërgimin e këtij Ligji në Kushtetuese.

Takimet me Lajçakun

Fillimisht ishin takimet e emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me kryeministrin, Albin Kurti në Greqi.

Sipas Lajçaku, diskutimi me Kurtin ka qenë i dobishëm.

Në anën tjetër, Kurti për këtë takim, ka thënë se biseda ishte e gjatë por jo e “nxehtë”.

"Pati një bisedë të gjatë me Miroslav Lajcakun në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë." - shkroi Kurti.

Ndërkohë, Lajçaku u takua edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi në Bruksel si dhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajçak ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për shtensionim të situatë në veri të vendit.

Përveç këtyre ngjarjeve, duhet të kujtojmë se disa ministra të Qeverisë Kurti janë duke u hetuar nga Task-Forca Anti-Korrupsion.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave, ekipi i Nacionales u sulmua nga roja e Spitalit të Gjakovës.

I dyshuari është dërguar në paraburgim.

Gjithashtu për sulmet kibernetike ndaj Nacionales, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar.

Lajme të ngjashme