Takimet e Lajçakut me Kurtin në Greqi e me Vuçiqin në Bruksel - çka u tha?
Vetëm gjatë kësaj jave, ka pasur intensitet të takimeve mes Bashkimit Evropian me palën kosovare dhe atë serbe. Fillimisht ishin takimet e emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me kryeminitrin, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, takime që nuk janë paralajmëruar, si dhe takimi në nivelin e kryenegociatorëve me Lajçakun në Bruksel.
Për vetëm një javë, ka pasur lëvizje e takime drejt shtensionimit të situatës. Në ndërkohet, një zgjidhje përfundimtare duket se ende nuk duket në horizont.
Emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak të martën më 18 korrik, u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Greqi.
Në Simpoziumin e këtij viti në Symi, Kurti e Lajçak biseduan për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Sipas Lajçaku, diskutimi me Kurtin ka qenë i dobishëm.
“Në Simpoziumin e këtij viti në Symi, pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin @albinkurti për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt de-përshkallëzimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut.” – ka thënë Lajçak.
Në anën tjetër, Kurti për këtë takim, ka thënë se biseda ishte e gjatë por jo e “nxehtë”.
"Pati një bisedë të gjatë me Miroslav Lajcakun në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë." - shkroi Kurti.
Lajçak – Vuçiq
Në ndërkohë, Lajçak u takua edhe me Vuçiqin pas dy ditëve nga takimin që pati me Kurtin.
Lajçak ka thënë se me Vuçiqin janë pajtuar që është e rëndësishme që të ndërmerren hapa për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
“Pata një takim të dobishëm me @predsednikrs @avucic pas takimit të sotëm të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve.” – ka shkruar Lajçak në Twitter.
Për këtë takim, Vuçiq ka thënë se ishte raundi i fundit i bisedimeve teknike.
“Kam folur me Miroslav Lajçakun për raundin e fundit të bisedimeve teknike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe mënyrat për të qetësuar tensionin në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapa konkretë që synojnë mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë, si dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.” - ka shkruar Vuçiq në një postim të shkurtër në Instagram.
Takimi i kryenegociatorëve
Të mërkurën, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq qëndruan në Bruksel, ku u takuan me emisarin Lajçak, por nuk pati takim trepalësh.
Gjithashtu ky takim nuk ka prodhuar ndonjë gjë konkrete, por vetëm se takime do të vazhdojnë.
"Prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Serbisë, Petar Petkoviq. Diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.” – ka thënë Lajçak.
Ndërkaq, Besnik Bislimi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, pas përfundimit të takimit pati akuza për kryediplomatin Borell, për shkak të mos-heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Kujtojmë se javën e kaluar qeveria ka konfrimuar se është pajtuar më një marrëveshje që çon në shtensionimin e situatë.
Një ndër pikat është zvogëlimi për 25 për qind i zyrtarëve policiorë si dhe shkuarja në zgjedhje.





