Ankesa, brenga dhe një habi: Besnik Bislimi e kritikon Lajçakun e Borrellin pas takimit në Bruksel - NACIONALE

Ankesa, brenga dhe një habi: Besnik Bislimi e kritikon Lajçakun e Borrellin pas takimit në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot gjatë ditës janë mbajtur disa takime në Bruksel, ku mori pjesë edhe Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës. Megjithatë, nuk kishte një takim në tre-palësh në mes Kosovës, Serbisë dhe BE-së. Pas takimit, Bislimi ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka treguar se çka u bisedua sot. Por ai kishte edhe disa ankesa ndaj zyrtarëve të BE-së si Miroslav Lajçak, por edhe Joseph Borrell. Bislimi kishte disa ankesa, një brengë dhe një habi. Çka tha Bislimi?

Në paraqitjen e tij para meideve, Bislimi e konfirmoi se sot gjatë takimeve është folur për katër tema, përfshirë planin e sekuencimit dhe çështjen e energjisë. Në fakt, Bislimi tregoi brengat e palës kosovare rreth planit të sekuencimit, duke e akuzuar Miroslav Laçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për njëanshmëri.

Më saktësisht, z. Bislimi deklaroi se plani i sekuencimit i kushton më shumë vëmendje kërkesave dhe preferencave të BE-së.

“Ne sot kemi diskutu katër tema. Tema e parë për të cilën kemi diskutu është plani i sekuencimit. Ne kemi brenga me draftet e deri tanishme, meqë përfaqësuesit i lartë i BE-së për dialog, zoti Lajçak ka dërguar palëve tona. Për arsye se mendojmë se ai plan fillimisht është selektiv, lë anash disa provizione të rëndësishme të marrëveshjes bazike, në mënyrë të njëanshme i kushton më shumë vëmendje kërkesave dhe preferencave të Serbisë dhe po ashtu nuk garanton zbatimin e plotë të marrëveshjes.” – deklaroi ai në një deklarim para medieve.

“Kemi përmirësim apo ecje tutje, fatkeqësisht nuk ka pasur takim trilateral” – tha ai, duke treguar se mungesa e takimit trilateral ishte “faj” i Lajçakut, i cili, sipas Bislimit, ka menduar se në këtë fazë nuk ka mundësi të ndodhë një takim i tillë.

E pasi e kreu ankesën për Lajçakun, Bislimi u mor edhe me shefin e Lajçakut, Joseph Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, me të cilin u shpreh i habitur. Më sakt, Bislimi tha se për palën kosovare është e habitshme se si ende nuk ka një letër shpjeguese nga ana e Borrellit, ku kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Në Bratisllavë kemi dakordaur një marrëveshje që quhet aranzhimet mes Kosovës dhe BE’së për implementimin e qëndrimt e 27 vendeve anëtare të BE’së. Rrjedhimisht titulli i asaj marrëveshje tregon që dakordimi ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE’së dhe i përgjigjet kërkesave të BE’së. Për ne ka qenë e qartë se kjo është rruga për heqjen e masave ndëeshkuese ndaj Kosovës. Për ne është habi që edhe 8 ditë pas dakordimit në Bratisllavë ende nuk kemi një letër shpjeguese qe kërkon heqjen e masave nga ana e Kosmisionit dhe Bashkimit Europian.” - ka thënë Bislimi.

Megjithatë, pas kritikave, Bislimi e bëri edhe një auto-kritikë, duke thënë se as Kosova ende nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat që rrjedhin nga aranzhimet e Bratisllavës.

“Nuk mund të themi si i kemi zbatuar të gjitha masat sepse një nga masat është edhe mbajtja e zgjedhjeve, por ne kemi treguar rrugën që çon në normalizimin e situatës e mungesa e kësaj rruge ka qenë preteksti i BE’së për vendosjen e masave ndëshkuese. Tash gjetja e rrugës nënkupton edhe instrumentin apo mekanizmin për heqjen e masave ndëshkuese” ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme