Joseph: Sanksionimi i Vullinit mesazh se Amerika "nuk toleron më manipulimet masive të Vuçiqit" - NACIONALE

Joseph: Sanksionimi i Vullinit mesazh se Amerika "nuk toleron më manipulimet masive të Vuçiqit"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ligjëruesi në Johns Hopkins University, Edward P. Joseph, është shprehur për të përditshmen serbe “Nova” se sanksionimi që i bëri ShBA-ja shefit të BIA-s, Aleksandër Vullinit, shtë shenjë se nuk do të tolerohet më “manipulimi masiv i presidentit serb Aleksandër Vuçiq”.

Eksperti amerikan ka punuar në Kosovë dhe rajon për kohë të gjatë.

Ai i ka thënë Novas se “ditët e përgjegjësisë kanë nisur” duke folur për politikat e papërgjegjshme të Vuçiqit në raport me Kosovën.

Megjithëse e quan të vonuar sanksionimin e Vullinit, Joseph është shprehur se ky është megjithatë një hap domethënës dhe i rëndësishëm.

“Unë besoj që vendimi për Vullinin nuk është mesazh vetëm për presidentin Vuçiq. Besoj që ai është mesazh edhe brenda vetë qeverisë së ShBA-ve. Besoj që vendimi i Vullinit e reflekton ndjesinë e niveleve më të larta të administratës Biden, Sekretarit Blinken dhe kolegëve tjerë në Shtëpinë e Bardhë – se ata nuk do të tolerojnë më manipulimet masive nga Vuçiqi,” – u shpreh z. Joseph në qëndrimin e tij.

Ai ka vazhduar tutje në këtë intervistë duke thënë që shpreson se edhe ambasadori Hill do të pranojë dhe promovojë këtë qasje më realiste në bashkëpunimin mes Serbisë dhe Amerikës.

“Hilli është diplomat me përvojë. Ai thjesht duhet ta pranojë që qasje e vjetër, me pak ose aspak përgjegjësi për Vullinin e Vuçiqin, është pengesë për bashkëpunimin serbo-amerikan.”

Joseph ka dhënë deklarata edhe në lidhje mënyrën se si ka reaguar Vuçiqi për sanksionimin e Vullinit.

“Një politikan i mençur do ta distanconte veten pak prej Vullinit. Vuçiqi e bëri të kundërtën. Ambasada amerikane nuk mund ta injorojë një gjë të tillë. Zyrtarët amerikanë duhet ta vazhdojnë presionin që Vuçiqi ta heqë qafe Vullinin...”

Lajme të ngjashme