“Policia bashkë me KFOR-in dhe EULEX-in” – Si erdhi deri te marrëveshja për qetësimin e situatës në veri? - NACIONALE

“Policia bashkë me KFOR-in dhe EULEX-in” – Si erdhi deri te marrëveshja për qetësimin e situatës në veri?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komunikatës së mbrëmshme të Qeverisë së Kosovës dhe njoftimit të Bashkimit Evropian, i parapriu një takim ndërmjet emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak me zv/kryeministrin, Besnik Bislimi. Edhe pse të dy thanë se u dakorduan për hapat e parë rreth shtensionimit të situatës në veri, asgjë nuk dihej.

Pamja u qartësua mbrëmë kur Qeveria e Kosovës doli me një komunikatë për media dhe tregoi se çka parasheh marrëveshja.

Kosova e ka pranuar se ka lëshuar pe me qëllim që të kontribuojë në deeskalim të situatës. Në këtë mënyrë, 25% e forcave të Policisë së Kosovës do të tërhiqen nga objektet komunale dhe zonave dhe përreth, raporton Nacionale.

Edhe kryetarët do të largohen nga objektet, dhe do të shpallen zgjedhjet e reja pas stinës së verës. Në njoftimin e qeverisë nuk thuhet asgjë rreth largimit të bandave kriminale, deklaratë mjaft e shpeshtë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ajo që dihet është se zv/kryeministri Bislimi dhe Petar Petkoviq nga Serbia, ditëve në vazhdim do të shkojnë në Bruksel për detajet e marrëveshjes.

Njoftimi i qeverisë:

Fokusi kryesor i takimit tё djeshёm nё Bratisllavё me Pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, z. Lajçak ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars. Nё kёtё kontekst jemi dakorduar sa vijon:

• Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore

Lajme të ngjashme