Musliu-Shoshi: Kosova nuk është e Albinit, është e qytetarëve të saj - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Kosova nuk është e Albinit, është e qytetarëve të saj

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Albin Kurtin dhe VV-në se janë kundër funksionimit të shtetit të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se Kosova nuk është e liderit të VV-së, por e qytetarëve të saj.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Kosova është më e madhe se çdo pushtet dhe çdo individ.

“Moj Kosovë, mos thuaj mbarova! Kundër funksionimot të shtetin tonë. Kundër të ardhmes sonë. Në shkelje të Kushtetutës. Albin Kurti mund ta sfidojë ligjin, institucionet e demokracinë, por Kosova është më e madhe se çdo pushtet dhe çdo individ. Kosova nuk është e Albinit. Kosova është e qytetarëve të saj, në mbrojtje të saj”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme