"20 vjet premtoi bashkim kombëtar", por Kurti për një muaj refuzoi tri takime me Ramën - NACIONALE

"20 vjet premtoi bashkim kombëtar", por Kurti për një muaj refuzoi tri takime me Ramën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova dhe Shqipëria po e përjetojnë periudhën më të ulët të raporteve në mes tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka refuzuar edhe një ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kjo është hera e tretë që kryeministri Kurt brenda një muaji refuzon të takohen me kryeministrin shqiptar. Refuzimi i këtyre ftesave ka nxitur reagim të shumë në Kosovë dhe Shqipëri.

Fajtor për këtë po konsiderohet kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë vazhdimisht ka proklamuar bashkimin kombëtar.

Sipas opozitës dhe njohësve të rrethanave politike në Kosovë dhe Shqipëri këtë Kurti po e bën për shkak të inateve personale që ka me homologun e tij shqiptar.

Ata kanë vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria po e përjetojnë periudhën më të ulët të raporteve në mes tyre.

Adri Nurellari, cili është politikan aktiv në Kosovë dhe Shqipëri, ka thënë se refuzimi i fundit i Kurtit për të shkuar në samitin e Tiranës shënon nivelin më të ulët të raporteve në mes të dy vendeve.

Refuzimi i Kurtit për të marrë pjesë në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë - shënon një tjetër nivel historik të ulët të raporteve Tiranë-Prishtinë. Ky veprim kujton distancën e thellë mes Fadil Hoxhës dhe Enver Hoxhës. Më shumë se një dëshmi e hipokrizisë së pseudo-patriotit që ka predikuar bashkimin kombëtar për dy dekada në opozitë, ky është tregues i karakterit narcizist të një politikani mediokër që për inate personale është i gatshëm të shkelë mbi interesat e shtetit dhe kombit”, ka shkruar Nurellari në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, ky është një akt i papërgjegjshëm i kryeministrit të Kosovës.

Ky ishte një akt i papërgjegjshëm vetë-izolimi i Kosovës, që po vetë-përjashtohet nga nisma më e rëndësishme e rajonit për integrimin evropian. Ndërsa mund të kishte justifikime për Ballkanin e Hapur, çfarë justifikimi ka kundër Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai.

Edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili dje ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në një takim joformal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Spahiu ka shkruar se Kurti për 20 vite ka proklamuar bashkimin kombëtar, ndërsa tani takimin e ka braktisur për Greqinë.

“20 vjet premtoi bashkim të Kosovës me Shqipërinë, por sot e anulloi për Greqinë”, ka shkruara ai në profilin e tij në “Facebook”.

Në një status tjetër, Spahiu ka shkruar se Kurti i mban inat Ramës e jo Greqisë që nuk e njeh Kosovën.

“Në Shqipëri s’erdhi se i hakmerret Ramës. Greqisë nuk i mban inat që s’njeh Kosovën”, ka shkruar ai.

Pse u refuzuar ftes?

Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se kryeministri Kurti nuk do të marrë pjesë në takimin joformal me kryeministrat e tjerë në Tiranë, të organizuar nga kryeministri, Edi Rama.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kurti nuk mund të marrë pjesë në drekë pasi Kurti më parë kishte konfirmuar se do të shkojë në Greqi për një konferencë.

Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.”, ka shkruar Kryeziu.

Refuzimi i kësaj ftese duket se nuk ka të bëj vetëm me agjendën e Kurtit në Greqi.

Ftohja e raporteve në mes të dy kryeministrave ka filluar me kritikat që Rama ia ka bërë Kurtit për veprimet në veri të vendit, veprime këto që çuan në tensionimin e situatës në atë pjesë të vendit dhe u kritikuan ashpër nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Më pas, ftohja u thelluar kur kryeministrit shqiptar bëri me dije se Francës dhe Gjermanisë ia ka dërguar një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ftohja kulmoi kur muajin e kaluar Rama njoftoi për anulim e mbledhjes së përbashkët në mes të dy qeverive, e cili ishte planifikuar më herët.

Pas këtij veprimi, Rama publikisht kërkoi një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku do të merrnin pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme dhe të brendshme të dy vendeve. Kësaj ftese nuk iu përgjigj kurrë Kurti.

Ftesa e dytë për takim me Ramën, Kurtit i kishte ardhur para dy jave, kur kryeministri shqiptar kishte planifikuar një vizitë në Kosovë, në kuadër të një turi rajonal.

Kurti këtë takim e kishte kushtëzuar me mbajtjen e mbledhjes se përbashkët ndërmjet dy qeverive dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të planifikuar.

Ditën që do ta vizitonte Kosovës, Rama kishte dërguar me postë në ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës 12 marrëveshjet e nënshkruar nga pala shqiptare. Edhe pas plotësimit të këtij kushti, Kurti nuk kishte pranuar ta takonte homologun e tij shqiptare. Kjo ishte hera e parë që një kryeministër i Shqipërisë e viziton Kosovën dhe nuk takohet me kryeministrit e Kosovës.

Opozita e kritikon Kurti

Mospjesëmarrja në takimin e djeshëm të Tiranës, i cili ishte parapërgatitej për procesin e Berlinit, ka nxitur reagimin e opozitës ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tyre, kjo është një papërgjegjësi e kryeministrit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo tregon për inatin që Kurti ka ndaj Ramës.

Mospjesëmarrja e Kryeministrit në takim përgatitor të Tiranës për Procesin e Berlinit është dezertim i politikës së jashtme të Kosovës! Kjo ndodhë për shkak të inatit të papeshuar dhe një sërë pretekstesh të ndërthurura keq që tregojnë që Kosova ka mbetur pa zë në Ballkan, në Evropë dhe botë!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, beson se refuzimi i ftesës është për bërë për inate personale.

Mosshkuarja e kryeministrit të Kosovës në një takim joformal i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë tregon logjikën e mbrapsht, logjikën inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që e udhëheqë Kosovën”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme