VV e gjen edhe një “arsye” për të mos e thirrur seancën, Dehari i frikësohet përplasjeve fizike - NACIONALE

VV e gjen edhe një “arsye” për të mos e thirrur seancën, Dehari i frikësohet përplasjeve fizike

59 minuta më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka thënë se përpjekjet për ta vazhduar seancën pa marrëveshje politike e rrisin rrezikun e përplasjeve fizike.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai e ka dhënë edhe këtë si arsye pse kjo parti nuk po e thërret seancën konstituive.

“Ajo që ndodhi para tri ditëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës është pikërisht ajo për të cilën kam paralajmëruar. Çdo përpjekje për ta vazhduar seancën pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon më tej situatën dhe e rrit rrezikun e përplasjeve, madje edhe të konfliktit fizik brenda sallës së Kuvendit.

Pas qëndrimit të ri të LDK-së, mirëpres ftesat për takime të kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, si dhe ftesat e ushtrueses së detyrës së Presidentes, znj. Albulena Haxhiu, për partitë politike për një takim konsultativ”, ka shkruar ai.

Theksojmë se Kurti, edhe pse i ka numrat, ka refuzuar të propozojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme