Kurti: Njësinë Speciale nuk e heqim sa të ketë turma të dhunshme, kryetarët do të punojnë në objektet komunale - NACIONALE

Kurti: Njësinë Speciale nuk e heqim sa të ketë turma të dhunshme, kryetarët do të punojnë në objektet komunale

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Njësia Speciale nuk do të tërheqet nga veriu i Kosovës përderisa ka turma të dhunshme.

Të premten nuk ka pasur protesta paqësore, të hënën turma të dhunshme. Ubi, ubi nuk është paqësore, vrite, vrite. Njësia speciale nuk e bën nga dëshira por nga obligimi. Po të mos kishte elemente kriminale, ne do ta ulnin numrin e njësive speciale. Por, sa të ketë turma të dhunshme, dhe njerëz me maska, e me kryqin me katër s-ja, dhe simbole të Z, përderisa kemi njerëz që hapur adhurojnë Millosheviqin dhe Putinin...është papërgjegjësi po të mos e kishim njësinë speciale atje.” – ka thënë Kurti në KTV.

Ai tutje ka deklaruar se kryetarët e zgjedhur në veri do të punojnë në objektet e tyre komunale.

Nuk bën të kemi parti më të rëndësishme sesa shteti për asnjë anëtar partie. Vendi i punës së kryetarit është në ndërtesë të komunës. Atyne po u ec rroga.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme