Benitez komenton shanset e Arsenalit dhe Liverpoolit për titull pas humbjeve në vikend - NACIONALE

Benitez komenton shanset e Arsenalit dhe Liverpoolit për titull pas humbjeve në vikend

2 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri Rafa Benitez i ka dhënë shpresë Liverpoolit dhe Arsenalit në garën për titull, por e ka pranuar se Manchester City e ka avantazhin në garë.

E diela e kaluar ndoshta do të jetë vendimtare për këtë titull në Premierligë, meqenëse si Liverpool ashtu edhe Arsenal i bën një nder të madh Cityt duke pësuar humbje në shtëpi.

Liverpool u shokua nga Crystal Palace, derisa Arsenal pësoi disfatë prej Aston Villas.

Megjithatë, Benitez nuk mendon se gara për titull ka mbaruar por e ka pranuar se City do ta ketë avantazhin.

“Manchester City po luan me shumë besim. Kanë skuadër të mirë, mund të ndryshojnë tre apo katër lojtarë dhe prapë të fitojnë lehtë”.

“A mund t’i shoh duke bërë gabime të ngjashme si Liverpool dhe Arsenal këtë viked? Po, mundem. Por në të njëjtën kohë mund të shoh ata duke përsëritur gabimet, prandaj City ka avantazhin”.

Benitez që ka menaxhuar klube si Real Madridi, Interi dhe Liverpooli shtoi: “I kam shikuar të dy ndeshjet, Liverpool kishte fat të keq sepse kishin disa shanse të mira”.

“E njëjta i ndodhi Arsenalit sepse ishin më të mirë në pjesën e parë, por pastaj e humbën kontrollin e lojës dhe vuajtën”.

Të tre kandidatët për titull të Premierligës do të zhvillojnë tani gara në Evropë, ku City e Arsenal të mërkurën do ta synojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve derisa Liverpool një përmbysje ndaj Atalantas në Ligën e Evropës.

Lajme të ngjashme