Pse anëtarësimi i Kosovës në KiE “mund të shtyhet për së paku edhe një vit”, sipas RFE-së - NACIONALE

Pse anëtarësimi i Kosovës në KiE “mund të shtyhet për së paku edhe një vit”, sipas RFE-së

2 javë më parë

nga NACIONALE

Perspektiva është paraqitur tejet e ndritshme dhe gjasat janë trumbetuar për tejet reale. Por, anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës – votimi përfundimtar në Këshillin e Ministrave në mes të majit – bart me vete edhe një kusht jo pak të hidhët për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti; ndryshe nga ç’e ka thënë se vetëm zbatimi i vendimit të GJK-së për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit do të mjaftonte.

Fjala është për miratimin me dekret të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe dhe dërgimin e tij për rishikim kushtetues deri para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të KiE-së si instanca e fundit vendimmarrëse për ose kundër anëtarësimit.

Radio Free Europe” raportoi hiç më larg se sot – një ditë para se të hedhet në votim raporti i Bakoyanis në Asamblenë Parlamentare – se kjo që po jepet për punë të kryer nuk është edhe aq e kryer; dhe se në fakt kjo pengesë do të qëndrojë në horizontin e Kosovës për anëtarësim.

Madje, po qe se Kurti nuk e procedon tutje draft-Statutin, RFE shkruan se votimi në Këshill të Ministrave mund të mos vendoset fare si dhe që mund të shtyhet “për së paku edhe një vit”.

Serbia tashmë ka lënë të kuptohet se do të bëjë të pamundurën për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës dhe, në fund të fundit, Beogradi mund ta fitojë atë luftë. Një skenar mund të jetë që në maj të mos merret fare vendim përfundimtar. QUINT-i, i përbërë nga Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, dëshiron të shohë një projektligj të mirëfilltë të paraqitur nga Kosova për asociacionin e komunave me shumicë serbe para se shtetet të bien dakord të pajtohen ta vendosin atë në agjendën e takimit ministror”, shkroi RFE.

Këto pesë vende e shohin këtë si shansin e fundit për t'i bërë presion Kurtit që të pajtohet për këtë çështje kontestuese. Me anëtarësimin në BE ende vetëm një ëndërr, anëtarësimi në Këshillin e Evropës është karota e fundit perëndimore që ofrohet për Prishtinën. Por edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës mund të jetë një hap shumë larg për Kosovën -- dhe jo vetëm për arsye politike”, vazhdon më tej artikulli.

Në eventualitetin e mospërmbushjes së kësaj, sipas asaj që thuhet në këtë tekst, çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE “mund të shtyhet për së paku edhe një vit”.

Qeveria e Kosovës s’ka dhënë asnjë shenjë publikisht se do ta miratojë draft-Statutin e BE-së dhe ta dërgojë atë për rishikim kushtetues; ndërsa Serbia pretendon që Kurti do ta dërgojë atë më 10 maj.

Aleksandar Vuçiq tha se beteja e Serbisë në kundërshtimin e anëtarësimin e Kosovës në KiE do të bëhet në mes të majit, ndërsa për nesër në Asamblenë Parlamentare tha se Kosova do t’i merr votat për të ecur më tej,

Prishtina tani ka dalë me një truk të ri”, tha Vuçiq dhe shtoi se “më 10 maj (Kurti) do ta dorëzojnë draft-statutin e Asociaacionin të Komunave Serbe për shqyrtim kushtetues në mënyrë që ata që nuk janë të sigurt për votim të mund të gjejnë një arsye për të votuar ‘po’ sepse në atë mënyrë për të thënë se ata kanë filluar procesin”, ka thënë Vuçiq në RTS.

Më 10 maj, ata do të thonë se do ta referojnë atë në Gjykatën Kushtetuese për një vlerësim të kushtetutshmërisë, a nuk do ta gjenin disa prej tyre arsyen e mjaftueshme të Leibniz-it në atë që të thonë se ka nisur një proces në lidhje me Asociacionin, por në fakt asgjë nuk është iniciuar dhe thonë se kjo është arsyeja që ne të votojmë Kosovën në Këshillin e Evropës. Pra, kjo është diçka që do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të ngjashme