Opinionet pa autor jane vetem ato te redaksise. Pike.
Shkruan: Astrit Gashi
KALLXO
Kushdo qe merr vesh sadopak nga funksionimi i mediave ne nje demokraci e di se nenshkrimi i autorit ne opinione nuk eshte nje detaj teknik. Eshte nje nga parimet themelore te gazetarise. Eshte pergjegjesi. Eshte transparence. Eshte garancia minimale qe i jepet publikut.
Opinionet pa autor jane vetem ato te redaksise. Pike.
Cdo opinion tjeter botohet me emer dhe mbiemer. Autori merr pergjegjesi per ate qe shkruan, ndersa publiku ka te drejte te dije se kush po perpiqet ta binde.
Per kete arsye, publikimi nga KALLXO i nje analize gjeopolitike per marredheniet Kosove–SHBA me pseudonim nuk eshte nje detaj. Eshte nje vendim editorial qe kerkon shpjegim.
Nuk behej fjale per nje koment mbi sportin apo kulturen ose gastronomine. Ishte nje analize mbi orientimin strategjik te Kosoves dhe raportin me aleatin me te rendesishem te saj. Pikerisht ne tema te tilla standardi i transparences duhet te jete maksimal.
Po, pseudonimet kane ekzistuar gjithmone. Kane shkruar me pseudonim njerezit qe fshiheshin nga diktaturat. Kane shkruar levizjet ilegale dhe rezistencat qe rrezikonin burgun ose jeten.
Por pseudonimet kane qene edhe mjet tipik i propagandes ne regjimet autoritare, ku opinionet e aparatit partiak, te sherbimeve sekrete apo te strukturave te pushtetit publikoheshin pa autor, pikerisht per te fshehur se kush po fliste.
Kjo nuk eshte gazetaria mbi te cilen jane ndertuar mediat e botes demokratike dhe perendimore. Perkundrazi. Ne traditen perendimore, sidomos kur flitet per politike, siguri kombetare apo marredhenie nderkombetare, transparenca mbi autoresine eshte rregull, jo perjashtim.
Prandaj pyetjet jane te thjeshta.
Kush kerkoi qe emri te mos publikohej?
Dhe mbi cfare baze editoriale e etike KALLXO vendosi ta pranonte nje kerkese te tille?
Cfare rreziku konkret ekzistonte? Kush e pengonte autorin ta nenshkruante tekstin?
Po aq legjitime eshte edhe nje pyetje tjeter.
Kush eshte autori, te pakten ne aspektin institucional?
A eshte shtetas i Kosoves apo i nje shteti tjeter?
A eshte pjese e institucioneve te Kosoves? Nese po, ne cfare niveli?
A perfaqeson ndonje qeveri te huaj, organizate nderkombetare apo ndonje strukture te sigurise?
Askush nuk po kerkon publikimin e te dhenave personale. Por kur nje media vendos te beje nje perjashtim kaq te madh nga standardet profesionale, ajo ka detyrimin t’i shpjegoje publikut pse e beri.
Dhe te mos ngaterrohen qellimisht gjerat.
Burimet ne gazetari jane te shenjta dhe mbrojtja e tyre eshte detyrim profesional. Por ketu nuk kemi te bejme me nje burim. Kemi te bejme me autorin e nje opinioni. Jane dy gjera krejtesisht te ndryshme.
Burimi i jep gazetarit informacion. Autori i opinionit i kerkon publikut t’i besoje gjykimit te tij. Kjo kerkon pergjegjesi publike. Dhe pergjegjesia publike fillon me emrin poshte shkrimit.
Nese KALLXO ka pasur arsye vertet te jashtezakonshme per ta fshehur identitetin e autorit, le t’i beje publike. Nese nuk i ka, atehere ka krijuar nje precedent te rrezikshem: qe kushdo mund te ndikoje debatin publik mbi ceshtjet me te ndjeshme shteterore pa marre as pergjegjesine minimale per fjalen e vet.
Nje media nuk e fiton besimin e publikut duke kerkuar transparence vetem nga te tjeret. E fiton duke qene transparente edhe me standardet qe zbaton vete.
Pikerisht per kete arsye, KALLXO i detyrohet publikut nje shpjegim. Jo sepse e kerkon dikush. Por sepse e kerkon vete gazetaria serioze.